Irlandë e Veriut, atentat i dështuar i IRA-s gjatë Brexit Day

Leda Hysa

Policia britanike po heton mbi një sulm të projektuar prej grupeve të ashtuquajtura ”disidentë guerilë të IRA-s”, në Irlandën e Veriu gjatë 31 janarit të kaluar, ditën kur Britania e Madhe doli nga BE (Brexit Day).

Hetuesit britanikë bënë të njohur planin e disidentëve në një konferencë për shtyp në Belfast.

Hetimet çuan në zbulimin e një bombe të vendosur në një kamion, në një park automobilistik në Lurgan, pranë Belfastit.

“Nga informacioni i disponueshëm është e qartë për policinë që disidentët republikanë e kishin vendosur bombën me qëllim dhe pa menduar as vdekjen e drejtuesit të automjetit dhe as të qytetarëve”, theksoi detektivi Sean Wright.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërkohë që policia ka bërë thirrje për informacione nga ana e dëshmitarëve.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *