Ironia e Batonit: Situata kalohet vetëm me luftë (!). Reagon Braçe

redaktor

Baton Haxhiu, ka shpërthyer në emocione dhe me pikëpamje krejtësisht të reja politike, gjatë emisionit Opinion në Klan, duke thënë hapur se tashmë krijimi i Shqipërisë së Madhe është i domosdoshëm.

Haxhiu që është drejtor i Klan Kosova dhe një gazetarë me shumë përvojë në Kosovë, ka thënë se më nuk beson në Hashim Thaçin duke pohuar madje se “në Tiranë dhe në Prishtinë po na udhëheqin tradhtarët”.

Haxhiu ka thënë dalja e vetme nga përulja e Shqiptarëve është lufta.

Ja dialogu.

Fevziu: Çka duhet të bëjmë?

Haxhiu: Të përgatitemi për luftë, ta marrim veriun, ta marrim Maqedoninë dhe Preshevën.

Fevziu: Je gati të luftosh?

Haxhiu: Natyrisht.

Haxhiu gjithashtu ka thënë se nëse Edi Rama vendos të shkojë në Beograd atëherë ky akt është i barabartë me “tradhtinë kombëtare”.

Analistët, Bushati, Zheji dhe Stefani e quajtën fjalimin e Baton Haxhiut, ironi- por vet Haxhiu nuk e pranoi këtë. Por ne fund të emisionit pas shumë mesazheve Haxhiu tha se “për disa minuta bëra nacionalistin, por nuk është kjo rruga”

Reagon Braçe

Menjëherë ka reaguar deputeti Erjon Braçe, i cili e ka quajtur Haxhiun provokator.

Mos u irritoni!! Është thjesht provokator!! Është Ai i miellit; paguhet dhe i shërben egzakt drithit që vjen nga depot e vjetra e bluhet për t’u bërë miell i varfër në silloset e tij. Po na fton për luftë? Ha ha ha ha ha ha ha! Po ku lufton dot ai! Jo or qyq, jo! Ne nuk kemi Kryeministër tradhëtar! Për më shumë jemi në paqe me veten dhe fqinjët, kemi vendosur të rrojmë të paqtë, të rritemi me dinjitet, të integrohemi si autoktonë, të komunikojmë seriozisht me veten dhe fqinjët, familjen evropiane gjithashtu! As duam konflikt, as pretendojmë territore e as duam të hakmerremi për gjithë çna kane bërë! DUAM TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN, KEMI ZGJEDHUR DHE NUK KTHEHEMI PAS!” Braçe dhe Haxhiu prej disa ditësh janë në një polemikë të hapur me njëri tjetrin.

Share This Article
23 Comments
      • Erjon deficenti qenka ne apqe me fqinjet

        O idito, por nuk jane fqinjet ne apqe me ty more, se ata po therrasin ne korr 40 mij vete –Vrisni shqiptaret, ndersa ti na qenke ne paqe me fqinjet

        Lufte nuk bejme dot, por duhet te bejme politke dinjitoze, jo politike zvarranikesh
        dhe vendi duhet te armatoset me arme te Nato-s, ne emnyre qe edhe fqinejt te na shikojne pakes me frike,
        se keshtu sic jemi ne me pushke druri po behemi gaz i botes

  • MBASE NUK KA FAJ MUND TE JETE I URDHERUAR TE FLAS NE ATE MENYRE. “DIKUR KA NGRENE NJE LUGE CORBE TE PRISHUR DHE DO VJELLE TERE JETEN”

  • Erjon, duhet te maresh nja 2 jave leje, te shkeputesh nga parlamenti dhe politika, te shkosh diku larg me pushime dhe relax, relax, relax….

  • Eshte e pa faleshme dhe e pa tolerueshme qe nje gazetar palaco e me mendesi kriminale , te nje magallomani te qelbur dhe te rrjedhur nga trute me mendesine e nje gjakesori , ky palo gazetar guxon te diktoje dhe etiketoje Kryeministerin ” Tradhetar ” kujt i duhen dhe i sherbejne keto mendesi kriminale , luftenxitese mbjelljesh urejtje e thirje per gjak ,? Ky gazetar Monster duhet izoluar dhe shpallur Non Grand ne Republiken e Shqiperise . Besoj se ne kete qendrim vertetohet Profecia e Fan . S Nolit i cili ne perkufizimet e cilesite e Trevave , Qyteteve per kete kategori te djallosur pseudo intelektuale shprehet : ” Ne do qe ti vesh botes zjare mer me vete 5-6 kosovare . kjo eshte mendesia dhe fryma e ketij Baton Debilit, thyefte qafen tij .

  • Haxhiu eshte thjesht nje spiun serb qe do ti shfaros shqiptaret! Sa per trim, e kam pare vete ne televizion menjehere pas luftes se kosoves kur deklaronte se serbet perdhunuan nje vajze te re para syve te nje grupi “burrash ” shqiptare.Rrace e keqe!

  • Nuk e ka keq Batoni,por edhe fisheket e Kalasheve i plasi Zeni ne Gerdec,Nja 2000 tanke ne graso,ja shiti Arben Imami Greqise.4 nendetset e ndryshkura te luftes II boterore nuk po i nxjerrin dot ne toke te thate per ti cuar per skrap,artileria perfundoi ne Kurum,predhat u sharruan ne Mjekes.Di gje Batoni me se do luftojne shqiptaret?
    Me se luftojne valle?
    Me sepata,me hanxhare
    Dyfeket,lidhur me gjalme.

  • Mos valle Batoni e ka fjalen per “luften me miell” qe bejne gjimnazistet kur mbarojne vitin e fundit te shkolles, dhe me kete rast kerkon qe te shese edhe miellin (me sakte krundet) qe importon subjekti nga i cili ai paguhet?

  • Ne nje mendje jam me Brace djalin,perfaqesuesin e deleguar prej votes se shqiptareve.
    Kush eshte baton haxhiu?????Kam kohe qe dyshoj fort, se eshte sperme Beogradi.

  • Mire beri Batoni qe perdori kete ironi,si te flitet seriozisht me Shpend Ahmetin dhe demagoget e genjeshtaret e VV-se.LIderi i tyre kur plasi lufta dhe trimat e lirise dolen maleve me pushke ne dore nuk pranoi te veshi uniformen e UQK-se por u struk podrumeve e birucave te Prishtines dhe policia kriminale serbe e kapen si lepurin ppa asnje rezistence.Albini,Liburni,Visari,Shpendi e shume nga “trimat” qe sot shesin patriotizem e trimeri
    u futen ne bire te minit ne ate kohe.
    Shpendi me shoke sherbehjet me demagogji e genjeshtra,ishin deshmitre te gjithe shikuesit e emisionit Opinion ,kur nenje momente kur donte te arsyetonte qendrimin e tij per mos shkuarjen e Rames ne Beograd,u ndale dhe shikoi ne mobitel dhe lansoi nje genjeshter taze: sapo u be publike lajmi se ANGELA MERKEL KA ANULUA TAKIMIN E MILANOS ME VLADIMIR PUTIN, leshoi kete rrene dhe u mundua ta vertetoje, e shihni keto jane standarde eruropina Merkel anuloi takimin e Rama nuk mundet.
    Rrena taze e genjeshtarit Shpend Ahmet zgjati vetem disa ore sepse kancelarja gjermane Merkel u takua ne Milano me Putinin.
    Ku mbahet shteti dhe ku flitet seriozisht me qyftin e Shpend Ahmetit dhe Shkullakut,andaj Batoni beri mire qe u talle me ta.

  • Po ku debatohet seriozisht me Shpend Ahmetin,i cili lidhje nuk ka me politike,mjerimi i Prishtines ta kete kryetar nje njeri aq te papjekur.Madje Shkullaku nje servil berishian i cili nuk meriton vemendje dhe seriozitetin e intelektualeve.Dalin e shesin pordhe te ftofta se kryeministri i Shqiperise duhet te anuloje viziten per arsye te incidenteve ne nje ndeshje futbollistike.Madje per piqen te flasin fjale te medha.Thua se shtetet si Shqiperia e Serbia jane qendra vendosje dhe tere planeti sillet rreth tyre.
    Shpendi pa u skuquir leshon genjeshtra per anulimin e takimit te Merkelit me Putinin.Edhe une ne vend te Batonit kisha bere ironi e tallje me politikaj si Shpendi e Albini.Sa per Shkullakun nuk ka njeriu qfare te thoje ,ai eshte mercenare dhe bythelepires i Besrishes.

  • Mendoj dhe besoj se ajo deklaratë e Baton Haxhiu-t, në emisionin e brëndshëm të Fevziut ishte komplet një ironi e pastër që i shërbente qëllimit dhe bindjes së Tij që: Rama duhet të shkojë në Beograd.

  • O zoti Braçe,qe je nje ze i vetem,por i pranushem dhe i fuqishem,per popullin fukara kjo eshte e ditur,por si para nje viti dhe sot po ta perseris ate qe kam thene:
    Qe te heshte ky tradhetar,qe te heshte Saliu,qe te heshte Bodja,e soji e sorollopi i atyre qe kane ngritur perandorine e parase,ata qe sot po luftojne me te gjitha format qeverine dhe PS,duhet ti hiqni fuqine e konomike te siguruar me vjedhje e grabitje,te ketij populli.
    Deri me sot asnje shenje,asgje nuk duket ne horizont,ashtu si dhe per kete Batonin qe na sjell krunde,per miell dhe nuk po e ndaloni dot.E ato krunde jane per lopet e gomeret e jo per njerezit,e ky eshte si Saliu dhe e mbesa e Saliut Serbe,prandaj ndodhin e do ndodhin te pa parashikuara me ne.

  • Butonet (Batonet) jane kelyshe te serbve! Po nuk llapi kesisoj i presin rrogen dhe koqet. Keto pushta si ky duhet te mos shkelin as ne kosove e as ne shqiperi.

  • O Baton , po ku i ke lene ata qe shiten detin ?! Tradheti e larte eshte ajo kur shiten trojet
    e deti shqiptar dhe jo kur behet nje vizite e vullnetit te mire ! Por ”patriotizmi ” yt i madh
    isherben vetem UDB-s serbe dhe shovinizmit serb dhe juve qe coni uje ne mullirin e
    Pasiceve …!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *