Ironia e deputetëve të PS-së: Po na përgjojnë komandantin

redaktor

Deputetët e mazhorancës kanë ironizuar dje deklaratat e presidentit Bujar Nishani, se ai po përgjohet.

Deputeti socialist Xhemal Qefalia ka thënë në Komisionin e Sigurisë, se ata duhet të veprojnë që Nishani të ndihet sa më komod.

Unë jam i shqetësuar që kryetari i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura thotë në media që jam i përgjuar.

A thua u çlirua tani komandanti i Përgjithshëm që hoqi gjeneralin?

Do të doja që ne të mblidhemi dhe t’i vijmë në ndihmë komandantit të Përgjithshëm, që ai të ndihet komod”, ka thënë Qefalia.

Ndërsa Spartak Braho ka ironizuar gjeneralin Piro Ahmetaj, që u përplas publikisht me deputetët e Komisionit të Sigurisë.

Braho tha se Ahmetaj iku me bisht ndër shalë.

Nuk kemi ardhur të dënojmë Piro Ahmetajn.

Ai iku me bisht në shalë atje ku qe”, ka thënë Braho.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *