Rama: Rrugët në Tiranë, pështy asfalt mbi asfalt

anazapta

Kreu i PS-së, Edi Rama, komenton në Tuiter gjendjen e rrugëve të kryeqytetit. Rama thotë se riparimi i dëmtimeve në segmente të ndryshme bëhet me metodat e njëzet viteve më parë, çka bën që kohëzgjatja e tyre të jetë deri në shiun e radhës. Rama e cilëson turp punën e bashkisë për “arnimet” e rrugëve që kthehen në të njëjtën gjendje vetëm pak ditë pas ndërhyrjes.

“Për riparimet e rrugëve në TR, rikthim i metodave të viteve ’90. Pështy në asfalt deri në shiun e radhës… TURP”, shkruan Rama.

 

 

Ironia e Ramës: Përpara!… në rrugën Lushnje-Fier

18 shkurt – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, poston në Tuiter një foto të gjendjes në të cilën ndodhet aktualisht rruga Lushnje-Fier. Rama ironizon sloganin e Partisë Demokratike për zgjedhjet e qershorit, duke vënë në dukje kontrastin e thellë mes këtij të fundit dhe asaj çka shfaqet në foto.

Në “autostradën” Lushnje- Fier… PERPARA!”, shkruan Rama në Tuiter.

 

Share This Article
1 Comment
  • Me falni, por ka kohe qe degjoj ,Sadikaj ne ora news.Nuk e kuptoj se si ky TV-n shndrohet ne radio.Keta gazetare jane turpi i gazetarise .Eshte dhe nje tjter ne ora news qe edhe kur jep lajme per vdekjen e dikujt,duket sikur po transmeton nje ndeshje futbolli.Jane disa “lajme lexues” gazetare ne news 24 qe nuk kane idene per gazetarine.Ve re Denis Mingen nga i majte eshte kthyer i djathte i thekur.Eshte gjthashtu nje femer po ne News 24 ne lajme qe duket sikur po ben seks kur shan Ramen dhe mbron Salen.Keshtu eshte kur Sala blen mediat dhe kur gazetaret e shesin vehten e tyre per vendin e punes.Heqeni Saliun te merni fryme.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *