Miratohet kërkesa e opozitës, ngrihet Komisioni Hetimor për lëvizjet në polici

anazapta

U deshën më shumë se 10 orë debat që mazhoranca dhe opozita të bien dakord për ngritjen e Komisionit Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit.

Pavarësisht se mazhoranca e kishte kundërshtuar më parë diçka të tillë, gjërat ndryshuan minutat e fundit.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi se opozita duhet të sjellë një kërkesë në përputhje me ligjin, pasi ajo kishte kërkuar edhe drejtimin e komisionit, edhe shumicën.

“Po të ishte mazhoranca e djeshme, ose opozita e sotme ju do të thoshit se nuk keni në përputhje me ligj. Silleni brenda javës objektin e Komisionit Hetimor, silleni përbërjen e komisioni sipas nenit përkatës të ligjit për komisioni dhe ne jemi të jemi absolutisht të gatshëm ta krijojmë”, deklaroi Ruçi.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashki duke folur jashtë sallës së Kuvendit, tha se ky do të jetë një hetim i rëndësishëm për Policinë e Shtetit. Ndërkaq, kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi ka deklaruar se, “ministri i Brendshëm ka qenë shumë i hapur dhe ka pranuar ngritjen e këtij komisioni”.

Bëhet e ditur se, komisioni hetimor do të përbëhet nga 15 deputetë. Tetë do të jenë nga mazhoranca dhe 7 deputetë do të jenë nga opozita. Mësohet se kreu i këtij komisioni hetimor do të jetë nga opozita.

Më herët opozita kërcënoi se do të bojkotojë Kuvendin nëse nuk pranohet ngritja e këtij komisioni.

***

Ironia e Tahirit për pijedashësit dhe replikat e Ristanit e Nokës

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me të tjera debate në orët e pasdites. Situata e rendit në vend ka shkaktuar replika mes ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe paraardhësit të tij në qeverinë “Berisha”, Flamur Noka. Në debat është përfshirë edhe ish-zëvendësi i Nokës, Arben Ristani.

“Puna e policisë së shtetit është përmirësuar në mënyrë radikale. Ju jeni të ftuar të kontribuoni në ringritjen e saj”, tha Tahiri duke iu drejtuar opozitës, ndërsa shtoi në fund se “tani po u lë radhën z. Mul dhe pijedashësit”, duke iu drejtuar Nokës dhe Ristanit.
Ky i fundit, në replikën e tij shkoi edhe më larg.

“Unë edhe ha edhe pi në mënyrë të shëndetshme. Por ajo që ju përdorni nuk do ju nxijë vetëm sytë, por mund t’u marrë dhe jetën. Përsa i përket faktit që ne patëm një debat në fillim, ju përsëris, të përdorësh atë që përdorin këta jo vetëm që do ju nxijë vetëm sytë, por do ju marrë edhe jetën. Prandaj miqësisht ta lënë sa nuk është vonë”, tha ai.

Ndërsa deputeti Noka akuzoi ministrin Tahiri se ka marrë postin e ministrit, për shkak të kontributit të tij gjatë kohës në opozitë si “sharës me pagesë”.

“Gjatë kohës që keni qenë në opozitë, një zotëri këtu e keni përdorur si sharës me pagesë. Por tani i keni dhënë një mandat ministri. Për ne është më mirë që shqiptarët të shohin kush po drejton Ministrinë e Brendshme, kush është zotëria që do të vendosë ligjin”, tha Noka.

Share This Article
24 Comments
  • Personalitetet me te medha qe ka nxjerre PD-ja ne mbrojtje te ligjit dhe rendit publik, padyshim, jane Muli dhe Ristani. Me keto dy personalitete ka te drejte te mburret Berisha. Ata jane kontributi me i madh i Berishes dhe treguesi me domethenes per qellimin e mire te PD-se berishiane ne

    • mul noka 1 cope katunare patatesh kafshe full ordiner mundohet edhe te flase me gjuhe zyrtare,ristqeni narko-alkolist te tille plera pjelle pede-ja e huliganit serb berishes + lul Ciljetes mavi-pink hollandezi,pd-ja e skizofrenit sali kurre nuk ka qene nje perfaqesuese e denje e ketij populli me shume se kurre ka qene dhe ehte nje tirani e familjes berisha dava plerash…

  • Muli dhe Ristani jane bodigardet e kryetarit te fisit Pashtun,ndaj dhe e dine mire s kush do te lere jeten e kush jo,por kane harruar vehten e tyre.

  • Kush kërcen Nap’lonin

    Sot në opozitë?

    Sala me Ristonin

    që hëngri kutitë

    Thonë se kryetar

    Ata paskan Bashën

    Pse t’i djegësh duart

    Kur e ke bler’mashën?

    Sa hapet ekrani

    E mbaron Paloka

    Fap ia jep Ristani

    Sikur mbin nga toka

    Me “shpatën e ligjit”

    Përkrah opozitës

    (nuk ia bëjnë nder,

    e ka “prej meritës)

    E mbani mend Riston?

    Nuk “merrej me llafe”

    Ecte porsi ujku

    Me kutitë për qafe.

    Ecte porsi ujku

    Me kokën përpara

    Prapa armë e krimit

    Në kutitë e çara

    Të shkretat kuti

    Gjynah tek allahu

    Në to futej dora

    Edhe parakrahu.

    Lojë kungulleshkash

    Pro edhe kundër

    Nuse na u bënë

    Kutitë në Lundër

    I thonë transparencë

    asaj moj amani

    Kutitë e çaplyme

    Numëroi Ristani.

    Sot Ristua mbron ligjin

    Që në mes këputi

    Thot; “të kapet gjallë”

    i poshtri, hajduti.

    Bashkohet PD-ja

    Me Ristot në valle

    Ka nis ta kuptojë

    Pak gjëmën e madhe?

    E kupton tani

    Se sa shum’ ësht’ tkurrur

    Se i pati rreshtat

    Me pushtetin thurrur.

  • Sigurishte qe keta nuk shihni gje se vemendjen e kishin diku tjeter.Ose te mblidhnin disa para ose te studjonin meyrat e fallcifikimit te votave.Kur kam vizituar shtepine e nje hajduti kam ngelur i habitur jo nga komoditeti por nga pislleku ku jetonte .Cben i thash .Si jeton ne keto kushte.Leri keto .Une jam i peqendruar cfare me futet ne xhep.Ti per kete pune ke ardhur .Dhe e verteta ishte se athere kishja nevoje te me ndihmote .

  • Po po sa i pacipe ,sa i pa pergjegjshem ,se kishin mendjen tek puna por tek vjedhja e votave dhe e pasurive te shqiptareve I lutem zotit qe ky dhe si ku te tjere te mos drejtojne me kete vend sepse meritojme me shume.U bej thirrje gjithe bashkekombasve tane per te mos votuar me qelbesira te tilla se i paguajme ne me pas qytetaret …

  • Nuk eshte ceshtja se cfare shikon ti ,se ti nuk sheh me larg se hunda jote, ceshtja eshte sa te gjate e ke hunden, apo jo pinok

  • Kryeministria dhe ministrite te njollosura me “kulturen veriore shpellaresh injorante” … edhe banjot me gishta “muti”.

  • Se shikoni si flet e ri?? Si gjeli mbi plehra!Sja vlen ta komentosh. Ju medja i beni nder me keto intervista qe i beni. I beni nder atij menderit dhe publikut.

  • Vjedhja me e madhe, me e poshter, me e perbindshme qe mund ti behet nje populli eshte grabitja e votes. Ju pasi realizonit kete ne çdo zgjedhje derdheshit si ujq, çakej e hijena gjakpires per te neneshtruar, vjedhur, grabitur, share, rrahur, vrare, perbaltur, varferuar tere popullin…

    • I ke thene te gjtha, bastard, hajdut, plackites, gjakpires, tradhetar te kombit,
      Vetem litari bene te mundur te mos perseritet kjo histori brutale per kombin tone. Duhet te ndryshoje kushtetuta, ku te kufizoje mandatin e k/ministrit jo me shume se dy mandate, sic e ka Amerika per presidentin, per ndryshe do kemi te gjendje pas 4 apo tete vjetesh.
      Emigranti
      US

  • Qe kur ti e paske kthyer ligjin mbi hajdutrine. Qe nga zgjedhjet e fundit, u deshmove dhe u certifikove per hajdutri votash.Vodhe nga gjitha mjediset, por deshmine dhe certifikimin e more para opinionit publik dhe publikisht vodhe votat per Tiranen.Me kete RRumpalla te leshoje deftese certifikuese dhe te hipi ne helikopter,shperblim per hajdurtine, dhe te dergoje ne shtepi.

  • E paskeni gjetur kalin mjeran te betejes. Hajde opozite hajde. kesaj me u ndodh kola ne pune. Thjeshte nje formacion politik pa asnje ide dhe projekt? Hajde te luajme kungulleshkash.

  • Waw kush na flet. Krye k.rva politike!
    Shiko se do te te nisin per gjah ndonje dite more i zi, se ke shume gjera brenda ti qe mund t’ja nxish jeten Berishes.
    S’te fal Sali se I ben llogarite me ndihmen e Argites ai.

  • ristani hahahaha o ristan bota esht e rrumbullaket qe do te thot her ta hypa e her ma hype…tani prit se ke rradhen te ta hypin

  • o ristan nje kancer te zente ty kur flet per ligj ti qe kishe standarte te ndryshme per kuti qe kishin te njejtin problematik o legen kancer mu ne fyt e more vesh

  • pupupuuu, nuk ka bere ndonjeher vaki ky nivel ne ndonje klase politike te planetit. Si ka mundesi more te vazhdoje akoma ne Kuvend ky i lajthitur?

  • VR ! Nga një film amerikan me ka mbetur në mendje një frazë që shpjegon filozofine e parlamenteve te sotëm / “…në do ta varrosësh një çështje,ngri nje komision hetimor parlamentar ” ??? Me thoni tani për 23 vjet ketu te ne cila çështje nuk eshte varrosur nga keto “komisione”? Unë nuk di asnje qe të mos jete varrosur !? Thjesht po béhet një lojë dypaleshe qe per shume arsye nuk dua ta shpjegoj ! Por shihni rezultatin ? Si gjithnje do te jetë “zero me xhufkë”!? Kjo do te jetë dhe pjesemarrsja kryesore në “varrim”!??? Sharjet e dredhite reciproke janë pjese e lojës së “pluhurit në sy”!? Për ne sehirxhinjtë e “varrimit”!?

  • PERSHTYPJE NGA SEANZA E DJESHME

    Nje tragjikomedi perhere e me argetuese, me nje nivel diskutimesh te tipit “kush ka dru me pre”, na afroi seanza e djeshme e Kuvendit.
    Per ne qe e ndoqem nepermjet internetit ishte edhe me imbarracante, per shkak te nderprerjeve publicitare te kanalit Shqiptarja.com dhe zerit qe mezi degjohej te Temes, apo ekranit mikroskopik te Oranews.
    Per te mos folur per nje deputet socialist floke bardhe qe çdo dy sekonda mbulon ekranin me koke-qypin e tij, qe eshte i vetmi qe s’eshte degjuar ndonje here te diskutoje, po vetem leviz, ngjit shkallet e i zbret ato me nje ritem pacientesh psikopatike, apo me mire te levizjeve te nje te burgosuri brenda çeles para-mbrapa pa u ndalur asnjehere.
    Megjithate, “al caval donato non si guardano i denti” – kalit te dhuruar nuk i shikohen dhembet – thote nje proverb italian.

    Do ndalesha ne nderhyrjet e tre deputeteve ne veçanti:

    I pari BODE – “historia e perroit Garona te Pelese, qe do mbyse detin Mesdhe me oqeanin Paqesor apo Atlantik”. Pa nenvizuar fjalet pa lidhje te deklamuara me balbucime (goje-marrje) do thoshja qe shembulli I marre per te shikizuar (per ta bere me atraent) idene e tij, ishte aq idiot e i pa sens, sa qe me perforcoi idene qe kam patur me kohe per kete rrepke-prodhues te kenetes se Maliqit, qe ka nisur karrieren e tij duke kaluar nga bajge-pastrues i stallave te lopeve korçare, ne brigadier te kompostimit te plehrave organike, ne hajdut profesionist te parave tona, me dekadence kulturore primordiale.

    I dyti TURKU – “furbacchione” – i rrafinuar i quajne italianet tipa te tille, dhe jo per dy pompat e vjedhura ne ato dy fshatra qe nuk ekzistojne ne harten e Shqiperise, por per menyren se si arriti te shndroje dhjete oret e debatit bosh ne nje sukses per “te trashet e djathte” siç i quajti çuni i Kristaq e Anife Rames.
    Pyes si ka mundesi qe me koherencen e tij, ky Turku i gjetjeve kaq origjinale mund ti bashkohet palaçove te Sali Ram Shiqere Berishes dhe kodoshes Topalli, apo llafazanes Elmazi, per te mos folur per skuthen Tabaku?

    Dhe i treti RUÇI – me bindi edhe me shume arroganca e tij preavike qe duhet te zevendesohet sa me pare nga te rinj te PS-se me dinamike, me moderne, me te hapur e me te afte per te çuar perpara Rilindjen e ketij vendi.
    I quajti “hartime” fjalimet e deputeteve socialiste ky atavizem kooperativist i socialisteve qe iken. Asgje nuk mund ti afroje modernizimit dhe ecjes drejt idealeve europeiste ky fytyre-nxire shkop-gome mbajtes qe tremb vetem laraskat e fushave te mbjellura me miser hibrid qe nuk ben kokrra.
    Me duket se quhet Shalesi, nje deputet i PS-se qe foli njehere pa leter me nje gjuhe te rrjedheshme e te pa kontestueshme, qe duhet ta zevendesoje pa pritur as edhe nje minute, ne te miren e PS-se qe duam dhe enderrojme.
    Nje peme e shendoshe, gjethet e vyshkura i rrezon vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *