IS-s në buzë të Damaskut, Putin: Po mbrojmë pushtetin legjitim të Assadit

Saimir Lleshi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin teksa mbron operacionet e ushtrisë ruse në Siri, ka theksuar se qëllimi është për të “stabilizuar autoritetin legjitim” të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Duke folur për një televizion rus, Putin tha se Moska dëshiron që të krijojë kushte për një kompromis politik në Siri.

Ai mohoi që sulmet ajrore ruse kishin goditur grupe të opozitës së moderuar, duke iu përgjigjur kështu akuzave të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Putin tha se qëllimi i Rusisë ishte për të “stabilizuar” qeverinë në Damask.

Ai theksoi se pa mbështetjen e Moskës për presidentin Assad ekziston rreziku që “grupet terroriste” të marrin nën kontroll Sirinë.

Putin shtoi se qeveria e drejtuar nga Assad ishte aktualisht nën rrethim, duke shtuar se militantët ishin në “buzë” të Damaskut.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë të hënën se forcat e Assad-it kanë ndërmarrë një ofensivë kundër rebelëve të Shtetit Islamik, në disa qytete si në Hana, Latakia dhe Idlib. Forcat qeveritare janë duke kryer sulme për të penguar forcat rebele pikërisht në Idlib, pasi grupet e IS-s kanë përparuar në drejtim të Damaskut.

Share This Article
4 Comments
  • SA PER STATISTIKE, ASSADI KA BLERE 5 MILIARD DOLLAR ARMATIME TEK PUTINI VETEM GJATE KETIJ KONFLIKTI.

    KESHTU SHKOJNE PARATE E NAFTES TE SIRISE NE XHEPAT E PUTIN KRIMINELIT

  • Rusia e Putinit jane e vetmja garanci te ndale ISIS ne Siri! Kush do ta ndale tjeter? Obame byth ziu qe ka 2 muaj jete si President? Plaka Merkel dhe matufet e tjere te BE qe po mbushin Europen me luftetar te ISIS si gjoja azilande? Te jete per keto ISIS e ka gadi flamurin e zi mbi Europe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *