Isa Mustafa: Kuvendi do të shpërbëhet javën tjetër

anazapta

Kuvendi i Kosovës më nuk do të aprovojë asgjë. Jam shumë i bindur që ky Kuvend do ta përfundojë punën gjatë javës tjetër, sepse ky Kuvend nuk është në gjendje të marrë vendime të cilat kanë rëndësi të caktuar, ngaqë nuk e ka shumicën, kështu ka deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai tha se pas seancës së Kuvendit që do të mbahet këtë të enjte, ku do të diskutohet vazhdimi i mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës speciale, bashkë me partitë tjera do të merren vesh që ta shpërbejmë Kuvendin, në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, nuk ka më arsye të mbahet një Kuvend i cili e ka paralizuar vetën.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë një ligjëratë me studentët e Universitetit AAB, ku foli për plan-programin e LDK-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *