Isa Mustafa më 30 qershor takon Angela Merkel

redaktor

Gruaja më e fuqishme në Evropë, Angela Merkel duket se e ka “zhbllokuar” Kosovën. Ajo e ka ftuar në një vizitë zyrtare kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafën. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, Mustafa vizitën zyrtare në Gjermani do ta filloj më 30 qershor.

“Kjo vizitë do të jetë shumë e rëndësishme. Është një sinjal se Gjermania po e zhbllokon Kosovën. Poashtu është vizita e parë që një kryeministër i Gjermanisë e fton në vizitë zyrtare homologun e saj nga Kosova”, tha ky burim.

Isa Mustafa që nga ardhja në krye të ekzekutivit deri më tani e ka zhvilluar vetëm një vizitë zyrtare, e ajo është vizita në shtetin shqiptar.

Share This Article
1 Comment
  • Nuk ka si te jete ndryshe.
    Gjermania dhe bota gjermanike kane qene gjithenje e do te jene edhe ne te ardhmen proshqiptare dhe kunder armiqve (e dini per cilet e kam fjalen) te Shqiperise.
    Qeverite shqiptare ne Shqiperi e ne Kosove duhet te tregohen te mencura dhe mirenjohese per t’i ruajtur e forcuar keto marredhenie me lokomotiven e perhershme te ekonomise europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *