Isa Mustafa është edhe zyrtarisht kryeministër i Kosovës. Ai është votuar nga Kuvendi i Kosovës, pas marrëveshjes së arritur mes partisë së tij dhe asaj të Hashim Thaçit. Mustafa ka marrë 73 vota pro, 38 kundër, ndërsa dy kanë qenë abstenim. Tashmë Mustafa pritet që të zgjedhë kabinetin e tij, pjesë e të cilit do të jetë edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi. Ky i fundit do të mbajë postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm. Më posht, një koment i Beri Islamit botuar në DITA:
Në natën, kur në praninë e zonjës Atifete Jahjaga dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, dy shefat partiakë, Thaçi ër PDK-në dhe Isa Mustafa për LDK-në, nënshkruan marrëveshjen e bashkëqeverisjes, duke lënë portat hapur edhe për të tjerë që do të kishin dashur të ishin pjesë, morali i politikës në Kosovë dha frymën e fundit.
Pas kësaj as nuk mund të flitet për moral politik, as për vizion qeverisës, as për perspektivë moderne emancipuese. Bashkimi i dy të kundërtave nuk është një risi vetëm e Kosovës, ajo ka ndodhur dhe do të ndodhë edhe në të ardhmen; por, ajo që rrodhi para këtij pakti, ishte tejet e neveritshme, për të mos thënë përbuzëse.
Ftesës së përsëritur së PDK-së për të qeverisur së bashku, gjashtë muaj me rradhë, shefi i LDK-së, një grup skifterësh rreth tij dhe disa zonjëza të revoltuara, e hodhën përbuzshëm poshtë, duke bërë deklarata të një lloji të padëgjuar më parë në politikën e Kosovës, por që më në fund, e gjithë stuhia përfundoi në një gotë ujë pushteti, përmes së cilës do të marrë frymë edhe më gjatë politikisht Isa Mustafa, do të ndodhë rehabilitimi i tij dhe në fund, Kosova do të kthehet rishtas nën drejtimin e njërit ndër figurat kryesore të qeverisjes së Millosheviçit.
Pas thuajse gjashtë muajve, Kosova ka më në fund një fillesë qeverisëse, nëse edhe kjo nuk do të ketë një fund të dyshimtë. Megjithëse kishte kundër liderët e katër partive rivale, të cilat një nga një i kishte mundur në zgjedhjet e qershorit, por që, së bashku kishin shumicën parlamentare, përsëri, Hashim Thaçi, tashmë një njeri i përvojës edhe në politikë, ndoshta njeriu më me përvojë në politikën e Kosovës, ja arriti të mbijetojë dhe të shkojë edhe përtej mbijetesës. Ai e bëri me durim lojën e tij, e dinte se do të vinte momenti kur gjërat të zhvilloheshin si i kishte parë që nga fillimi, në të vërtetë nuk u ngut për të bërë deklarime politike, la hapur portat për të gjithë ata që do të donin të hynin pa trokitur, por ndërkohë i vuri të trokasin. Dhe i hapi derën atij që donte më shumë ta kishte pranë vetes.
Pritja e tejzgjatur e politikës në Kosovë për të ndërtuar një qeveri, qoftë të shumicës, qoftë të përbashkët, ishte njëra nga handikapet e mëdha të saj. Asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur kështu e si duket, edhe për shumë kohë nuk do të mund të kemi një dukuri të tillë.
Ngutja për të krijuar një Bllok opozitar pas zgjedhor me atribute për të qeverisur së shpejti, fillimisht si një triumvirat, e pastaj si një katërshe, VLAN, mbledhjet e zgjatura, deklarata të forta politike, sidomos nga liderët e lideret brenda LDK-së, më i qetë Haradinaj me një pikësynim të caktuar, për të vazhduar një fillesë që ia kishte ndërprerë Tribunali i Hagës, dhe krejt i qetë Limaj, që ishte mes mëdyshjes së gjyqeve ku e kanë hedhur dhe zhgënjimit nga të djeshmit e afërt të tij; dhe më pas, me një qëndrim krejt agresiv, herë në të drejtë e herë i ngutshëm, do të shfaqej Kurti, ideja e të cilit “Të gjithë kundër Thaçit” e bëri atë polin e tretë të politikës në Kosovë.
Thuajse gjashtë muaj shkuan dhe, në fakt, Kosova nuk ka fituar asgjë nga kjo heshtje deri diku paralizuese qeverisëse. Për pesë muaj me radhë në Kosovë kishte e nuk kishte qeveri, kishte vendime qeveritare, por edhe kërcënime se ato do të hidheshin poshtë; kishte marrëveshje, por ato shpejt e shpejt nuk do të njiheshin; njerëzit dilnin në punë dhe nuk e dinin se kur do të ishin, sepse rotacioni politik e më pas ai administrativ është i njëllojtë me atë që ndodh në Shqipëri.
Mbi të gjitha lëvizja vehabiste radikale deri në kulmin e panjohur deri më tash në Kosovë, njohu një zhvillim dhe agresivitet të ri dhe të paktë ishin ata liderë që provuan t’i kundërviheshin publikisht, si ishte rasti i zotit Haradinaj.
Përse u bë gjithë kjo zallamahi?
E para, ideja e Albin Kurtit, “Të gjithë kundër Thaçit”, sa më shpejt të jetë e mundur, që të mos ketë kohë për bashkime të reja, nuk ishte tradicionale dhe as e përgatitur që më parë. Ajo lindi spontanisht, pa asnjë vizion të qartë se kush e përse po bashkoheshin dhe në fakt, për pak orë u bashkuan të majtë e të djathtë, luftëtarë dhe udbashë, ish të burgosur politikë dhe ndjekësit e tyre, njerëz që kishin ardhur nga lufta dhe të tjerë që kishin qenë kundër saj, njerëz të rrahur me vorbullat e politikës dhe të rinj, deri diku axhaminj të mendonin se bota kishte qenë deri tani përshesh dhe ata kishin misionin ta ndreqnin. Ky Front apo Bllok, pastaj VLAN, i cili u trumbetua si shpëtimtar kishte aq shumë të çara, sa ujërat kishin filluar të rrjedhin që në mëngjesin e së nesërmes së krijimit. Aq më shumë, kur, në të gjithë atë mjegull politike e legjislative, kur ende nuk dihej se një ëndërr mund të kthehet edhe në një makth, filloi ndarja e posteve. E vetmja gjë që të qetësonte në të gjithë këtë ishte synimi i Ramush Haradinajt për të qenë kryeministër, një dëshirë e shprehur edhe më parë prej tij, dhe ky mund të ishte i vetmi faktor relativizues, për vetë besimin që fal statura e tij.
Së dyti, më shumë se sa përpjekje për të ngritur Kosovën, çka thuhej në deklaratat e zakonshme, dikush e perceptoi si luftë për pushtet. Më shumë nga të gjithë ata liderë që ishin në VLAN, Isa Mustafa e kishte të domosdoshme qenien e tij në pushtet. Me pushtetin lidhej e ardhmja e tij politike e fati i tij ligjor, pasi, nga njëra anë kishte humbur në dy palë zgjedhje radhazi, dhe nga ana tjetër ishin në përgatitje e sipër mbi 80 dosje penale për kohën që kishte drejtuar Prishtinën. Nëse ai nuk do të ishte pjesë e pushtetit, ai me siguri nuk do të kishte më askund në jetën politike, por edhe vazhdimi i tij nuk do të dihej. Tashti, me alibinë e kryeministrit të ardhshëm, ai do ia dalë në heshtë zërat kundër brenda partisë së tij, të kënaqë biznesmenët që kanë faturuar për të, të mbyllë dosjet që ende nuk janë hapur tamam dhe, mbi të gjitha, të ketë një rast të ri për të qenë njeri edhe më i pasur nga sa është. Zoti Mustafa ka qenë drejtuesi kryesor i fondit të qeverisë Bukoshi dhe akuzat e forta që ka hedhur menjëherë pas luftës numri dy i kësaj qeverie, Xhafer Shatri, kanë të bëjnë më së shumti me veprimtarinë e tij administrative e financiare. Nëse është e vërtetë qoftë dhe tre për qind, ajo që ka deklaruar ish ministri i Normacionit në qeverinë Bukoshi, për qindra milionë marka të humbura, atëherë në krye të qeverisë kanë vënë ujkun të ruajë dhentë.
Mendoj se pikërisht këto lëkundje të dyfishta të Mustafës kanë bërë që PDK-ja dhe Thaçi të gjejnë një bashkëqeverisës i cili mund të kontrollohet lehtë dhe që ishte i gatshëm të hynte në marrëveshje.
Qeveria e përbashkët PDK-LDK, plus minoritet, për shumëkënd në Kosovë duket e panatyrshme, si dy forca që kanë qenë shpeshherë ashpërsisht kundër tyre. Në Konferencën e Rambujesë kishte një moment kur Hashim Thaçi, shefi i delegacionit iu drejtua ashpër Bujar Bukoshit, ish shefit të qeverisë në mërgim, se nëse qeveria hije e tij do të kishte financuar luftën e nuk do e kishte bllokuar, sot në Rambuje do të flitej ndryshe. Bukoshi e quajti UÇK-në si një lëvizje kastriste, dhe gjërat do të mund të shkonin më tej se një “bashkëbisedim kështjelle”. Tani, vetë Thaçi do të japë pëlqimin që shefi i qeverisë, zëvendësuesi i tij, të jetë njeriu kryesor që bllokoi fondin e luftës, që kur shokët e tij dënoheshin me vite të gjata burgimi, si vetë Thaçi me 10 vite, shefi i ri i qeverisë ishte pjesë e qeverisjes së Millosheviçit. Në politikë asgjë nuk është e pamundur, edhe humbja e moralit. Por, si thonë, kjo zgjedhje ishte një e keqe e domosdoshme.
Së treti, jo të gjithë në Bllok, e kishin mendjen tek Kosova. Jeta e tyre politike ishte në dyshim, por edhe rrjedhime të tjera mund të vinin prej saj. Rreth liderëve të Bllokut ishte edhe një turmë e ndjeshme, e fuqishme njëkohësisht, që përmes triumfit të liderëve të tyre, shihnin edhe triumfin e tyre. Mjaftuan vetëm disa orë pas prishjes së Bllokut dhe të VLAN dhe kishte një vërshim të paparë deklaratash negative, përbuzëse e deri injoruese për bashkëbllokësit e djeshëm. Deklaratat më të furishme erdhën nga Kurti, i njohur për elokuencën e fjalës, por edhe për përbuzjen kur gjërat nuk janë në udhën e tij. Papritmas për të, dy liderët miq të djeshëm, dolën se ishin pa tru dhe mbylli dy dyer njëherësh. Por ndërkohë po hap portat e shumë votuesve të ardhshëm. Ajo që të ngroh është qëndrimi i liderëve të Nismës, prirë nga Limaj, një parti e vogël, e sapo testuar pozitivisht, që megjithëse më pak se dy a tre muaj aktivitet, arriti të jetë pjesë e parlamentit, por, pas prishjes së Bllokut arriti të përmbledhë veten. ndoshta që këtu fillon një shpresë e së nesërmes. Personalisht, në të gjithë këtë që ndodhi, ishte Nisma ajo që fitoi diçka nga dinjiteti i saj, dhe kjo është një e ardhme e mirë.
Së katërti, bashkësia ndërkombëtare bëri edhe një provë të re politike me liderët e Kosovës. Ajo i priti për më shumë se pesë muaj që të gjenden një rrugëzgjidhje nga vetë ato. Dëgjuan jo pa zemërim kërcënimet, deklaratat, ndarjet e posteve, bisedimet, përsëri fajësimet dhe kur menduan se gjendja do të dilte nëpër rrugë dhe se rruga nuk do të ishte zgjidhje, atëherë menduan të futen në lojë. Sado që të mendohet se ata ishin thjeshtë shikues, do të ishte e panatyrshme të ishte e tillë. Sepse, më shumë se gjithçka, Kosova e pasluftës është krijesë e tyre, me të mirat dhe të këqijat, me liderët e të dënuarit, me proçeset e mbyllura dhe ato që po hapen, me njerëzit me dosje dhe ato që mund të kenë një dosje në të ardhmen.
Dhe, mbi atë që kanë ngritur vetë, ndërkombëtarët nuk të lënë gjatë të shkelësh. Kjo edhe ndodhi.
MOL ZYRASH.
FUNKSIONAR I LARTE I ADMINISTRATES SE MILLOSHEVICIT.
TE DY ME THACIN DO TA COJNE KOSOVEN NE KATASTROFE.
TE FLASESH ME SHUME SE KAQ ESHTE PA VLERE.
Diaspora shqiptare i njeh me se miri spiunet qe punuan kunder interesave te kombit shqiptar!
Bedri Islami eshte nje spiun detektiv stalinist i kohes se diktatorit stalinist Enver Hoxha. Ky spiuni u dergue ne Perendim per tu bashkuar me spiunet e UDB-se Jugosllave Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti etjere. Keta jane ata qe perqane Diasporen shqiptare, plaqkiten parat e mergimtareve qe u mblodhen per luften e Kosoves me 1998-1999, ne emre te ciles rrejshem po thirren edhe sot!!! Bedri Islami meriton te varret ne litar ne qender te Tiranes, ndersa Ibrahim Kelmendi e Xhavit Haliti ne qender te Prishtines. Vetem sa te vine Albin Kurti ne pushtet ne Kosove dhe Kreshnik Spahiu ne Shqiperi, atehere do te pasojne hakmarrjet kunder spiuneve serbo-greko-rus. Siq jane keta 3 qe permenda ne kete koment dhe shume te tjere qe nuk i permenda.
po cka din bedri islami per isa mustafen bre pash zotin? po bedriu shkruan krejt cka e rren miku i tina ibrahim kelmendi. isa mustafa per bedri islamin e ibrahim kelmendin asht si amerika per banglladeshin. bedri islami si hajn qi e nje diaspora, nga nji njeri shum fukara sot asht ba milioner, e tash e ka per borxh me shkrue mir per shokt e vet enverista se asht pague mir, tashi duhet me shkrue kishe kunde titistave. tito per shqiptar u kan 100 her ma i mir e enver hoxha, ka fakte boll qi flasin per ket pun.