Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, duket se nuk e shqetësojnë vezët e hedhura ndaj tij nga mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje!
Gjatë një takimi në Podujevë, Mustafa u qëllua me vezë, por asnjëra prej tyre nuk e preku direkt atë.
Para se të largohej nga qyteti, Mustafa tha se punët po i shkojnë mirë dhe vezët nuk e shqetësojnë.
“Nuk më shqetësojnë vezët me rëndësi se punët po shkojnë mirë”, ka thënë Mustafa. /Dita/