Është gati e pamundur që opinionit t`i mbushet mendja për të kundërtën: pra që Kontrolli i Lartë i Deklarimit të Pasurive t`ja ketë futur kot në dokumentin e publikuar me shumat tronditëse të parave të depozituara në banka nga ana e ambasadorit Agim Isaku. Ky i fundit – ish-këshilltar i Nanos dhe ish-ambasador në Spanjë, dikur njeri i letrave por jo fort i bujshëm, ndërsa në vitet pas largimit të Nanos nga pushteti u angazhua dhe me shkrime analitike ku binin në sy kritikat ndaj Ramës për mënyrën se si po drejtonte PS-në – është mbrojtur duke thënë se çështjen do e zgjidhë në rrugë ligjore; pra, duke mos pranuar si të vërtetë posedimin e gjithë asaj pasurie marramendëse në raport me të qënit një diplomat, një pasuri e denjë vetëm për ca zeje të tjera, të marra me mend. Por parë në rrafshin psikologjik, këtë çështje nuk e zgjidh ligji, edhe sikur e vërteta të jetë ajo që thotë Isaku e jo ILKDP-ja, që për hir të kohërave të turbullta që jetojmë, ku nuk dallohet më engjëlli prej djalli, ekziston një përqindje që e drejta të anojë kah ambasadorit. Se vërtet, si mundet të sigurohet gjithë ajo pasuri me rrogë shteti?! Dhe kjo është pika avantazhuese e Isakut. Me rrogë shteti, vetëm një ka vënë pasuri përrallore: Lulzim Basha! Pra nuk e zgjidh ligji këtë punë; këtë punë e zgjidh një ligjësi shoqërore e jona, tipike e jona: “Çudia më e madhe tre ditë zgjat!” Ambasadori Isaku ka dhe një tjetër avantazh që, duke mos qenë protagonist i fortë publik për shkak dhe të shkëputjes nga jeta publike e aktiviteti gazetaresk, nuk se ka lënë ndonjë shije të hidhur tek njerëzit, për ç`shkak pasuria e tij do bënte qark të shkurtër me ndonjë antipati publike, gjë që do ja karbonizonte imazhin. Mbi Isakun është derdhur padrejtësisht një irritim i miletit – më saktë atyre që kanë lexuar lajmin në site informative – i mbledhur karshi tjetërkujt. Por është ai, treditëshi magjik, që do fashisë gjithçka. Dhe është rasti për të menduar se për në shqiptarët, do ishte mirë që për disa çështje delikate si ajo e depozitave bankare – por jo vetëm të ambasadorit në fjalë – koha mos ecte, por të mbetej në vend! / E.H.
“Rrugen ligjore per vendosjen e dinjitetit”,,,,tamam e ka agim isaku me rrugen ligore mund te bleje dnjitetin dhe te kenaqe shushunjat gjyqtare.Po per cfare do t’i duhet dinjiteti ketij,kur nuk ka dashur as t’ja dije ndonjehere adresen?????
I mjeri xhep i shqiptareve, u dashka te paguaje edhe per blerjen e dinjitetit te kusarit a.isaku !
Korrigjim: “do te vendoset nga drejtesia” sepse dicka qe nuk ka ekzistuar ndonjehere nuk mund te rivendoset
Ti kishe dhene ca leke Tosit ta provonte ne bixhoz kushedi i ecte o Agim se paske qene shume i zoti si keshilltar.
gjetet nje poetuc qe ka marre pak vehten dhe e akuzoni.Turp per shtetin qe sulmon talentet.Mendoj qe edhe per 20 vjet mos behet kontrolli I pasurive te zyrtareve dhe te shtetasve dhe te shkrihen strukturat e ngritur per kete qellim sepse deri tani Kane ngrene po punuar.
le te ngelet ai komitetit nderkombetar I antikorrupsionit qe ngriti piktori se mbase zeme ndonje peshk te madh korrupsioni ne ujrat nderkombetare.
Konfiskim pasurise,kjo eshte rruga qe nuk duhet te ndjekin te ” shkathtit” e tjere .Zotri çfar tu deshte politika???
“Mbi Isakun është derdhur padrejtësisht një irritim i miletit – më saktë atyre që kanë lexuar lajmin në site informative – i mbledhur karshi tjetërkujt.”
Zoti E.H., ku e dini ju qe irritimi eshte derdhur padrejtesisht? Ndoshta zoti Isaku mund t’i kete parate me djersen e tij. Ne nuk duhet te paragjykojme. Por nje njeri qe fsheh pasurine (te pakten sipas KLSH) e ka nje hall. Ne rastin me te mire nuk do te paguje taksa per kete pasuri qe ka. Ne rastin me te keq nuk i justifikon dot te ardhurat. Te dyja rastet me siguri perbejne kundravajtje penale.
Po leme menjane pyetjen se mos ndoshta ka pjese ende te fshehura mbi shumen e deklaruar nga KLSH apo pyetjen se si nje ambasador mund te beje kaq shume para. Keto do te ishin spekulime, por te mjaftueshme per te mbledhur mllef ne njerez qe u bie bretku gjithe diten dhe vetem ne enderr mund te shohin shuma te tilla.
Tung,
Blendi
Po ate darken e ditlindjes se Metes kush e pagoi, apo ai me rrogen e parlamentit?!
Ktu esht nje turp i madh te jetosh, ne vend qe te ishin ne burg mblidhen dhe bejn orgjira. Ky kryeministri qe i dham votat po vepron me keq se ata te tjeret. Ketu ska me shpresa.
Te gjithe hajnat po na dalin ENGJEJ ! O tempora o mores ! Quo Vadis ?
“Ne xhenet u nisme, mbrrime ne xhenem/ Shqipwri moj kuçkw, na bwre verem…” A. Asllani
E shkroi diku nga vitet 1920-30, por mund ta shkruante edhe sot. Njwlloj wshtw Si mbreti Zog, si enveri, si berisha tw gjithw janw kulisha… tw tw huajve, grekosllavwve antishqiptare.