Isaraj: Nishani u nis për komandant të Shqipërisë, u bitis kapter i PD-së

anazapta

Zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, thotë se me kthimin e tri ligjeve të miratuara nga Kuvendi, presidenti Nishani është kthyer në kapter të PD-së. Në një postim në Facebook, Isaraj shprehet se presidenti nuk mund të ndalojë procesin e ligjbërjes.

“Vazhdon prapë i njëjtë, urdhri absurd i “Njëshit”, që u nis për Komandant të Shqipërisë dhe u bitis në kapter të PD-së.

Presidenti ka fuqinë e vetos, që do të thotë se ai mund të ndalojë legjislacionin e miratuar të bëhet ligj.
Fuqia e vetos presidenciale është vetëm një nga ndarjet e shumta të pushtetit, ose e “kontrollit dhe balancimit” të qeverisjes.

Por …..kjo ndodh në Shtetet e Bashkuara dhe jo në Shqipërinë parlamentare.

Në Shqipëri, Noteri i Shtetit sipas Kushtetutës nuk mund të bllokojë e ndalojë procesin e ligjbërjes.

Mendoni për pak, si në një familje:

Le të themi se vëllai juaj është Qeveria, ju jeni Kuvendi dhe prindi juaj është Presidenti.
Vëllai juaj propozon dhe kalon një ligj ku thuhet se juve dhe vëllait tuaj, duhet tu jepet 2000 lekë si ndihmë nga prindi juaj, në javë.

Projekt-ligji i qeverisë dërgohet në Kuvend për votën tuaj, dhe sigurisht ju do ta kaloni atë.
Në mënyrë që ky projekt-ligj familjar (shteti është një) të bëhet “ligj”, presidenti (prindi) duhet ta kalojë atë.

Megjithatë, Presidenti mendon se është një shumë e madhe si ndihmë financiare dhe e kthen vetëm një herë për rishikim. Ju pastaj e rishikoni ligjin, për 1000 lekë në javë si ndihmë, ose e lini në fuqi 2000 lekëshin.

Presidenti (prindi juaj), ndjehet ose jo mirë e pranon zgjidhjen dhe e noterizon vullnetin Tuaj duke nënshkruar ligjin me njerëzillëk apo me memecllëk (Kushtetuta e thotë).

Pyetja sot është :

Çfarë ndodh me ligjin e miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi (vëllezërit), kur Presidenti (Prindi), e kthen për rishikim me pretendimin “kushtetues” se të hollat duhet t’ia jap të dashurës (PD-së) ???“, shkruan ai.

 

Share This Article
11 Comments
  • Fituat zgjedhjet me mashtrime e mendoni se do beni si tu teket.Dihet nga te gjith se si blet me para te popullit mbi 450000 vota e tash mendoni se kapet malet.Presidenti mbron kushtetuten si do te quani ju demonet e kuq.

  • Ore Mark Ujku , nga cila shpelle e Viçidollit flet ? Kush na qenkan keta “demone te kuq” ? Ti je nje Idiot e Gjysem , e asgje me teper . Po si mendon ti , te linte KRYEDEMONI I Viçidollit te vidhnje 400.000 vota ? Ike more , pjelle e keqe berishjane .

  • Mark,te lumte!Ke bere perparime ne ortografine e gjuhes standarte!Ke vetem tre gabime te parendesishme ortografike!Largqofti,idhulli yt Berisha do te kishte gabuar 10 here me shume.

  • Po krijohet ne burg nje azil per invalidet e luftes per vjedhjen dhe shkaterrimin e Shqiprise ! Sigurojini nje vend Nishanit !

  • Ben. Ashtu eshte si thua ti por. ju keni marre apo mr mire te themi populli u ka ngarkuar nje peshe teper te rende dhe nuk duhet jo vetem ti por te gjith qeveritaret te merreni me kete qe eshte ulur ne oturakun e Presidentit. Asgje e keqe nuk u vjen se ai person ju kthen ligje qe ju miratoni ne Kuvend. Ne esence kjo dashje pa dashje ju ben mire juve te Rilindjes sepse populli shqiptar do jete ai qe do u mbeshtese akoma me fort ne cdo rast zgjedhjeje sepse e sheh qarte rrezikshmerine e atyre qe e sollen Shqiperine ne kete buze gremine. Ju punoni, sa te mundeni, populli tanime po e sheh se ku paskemi qene dhe ewshte ne gjendje te vleresoje punen e mire qe po beni pasi rezultatet jane te prekshme ne cdo fushe.

  • Qenke ne qeverri orrrre Beni!!!!!!!uaaaaaaaaaaaaaaaaa sa mire,ti je talent,je aset ne politik,,uauauauauaaaa cfare fati ka Shqiperia me te tille djeme qe flasin njehere ne tre vjete dhe marin rroge agai…pupupupupupupuu.

  • Way to go Beni, pretty soon this handikaped president will be yesterday’s news. Keep up the good work. And Mark Uk, go clean the bathrooms, there’s shit everywhere waiting for you.

  • juglindori nga korca: Nga Poncara dukesh se jeni nga gomardheqet qe flisni.O idiot ku ka raste ma te mire se kur u blen votat per pushtetin lokal per te zevensue Peleshin o torollak.Nuk do shkojn gjat e do shofesh se kush jan kta rilindesit tuaj ,nuk ju fajsoj se coban dhish jeni.

  • Zevendes ministri i Drejtesise, Arben Isaraj ka te vellane te denuar per vrasje. Ky te pakten nuk ka goje te flase per drejtesi e jo me te jete zv. Minister i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *