Deputeti socialist Arben Isaraj e cilëson komedi politike të Berishës procesin e zgjedhjes së kreut të ri të PD-së. Në një postim të mbrëmshëm në Facebook, Isaraj shkruan se kandidatët në garë janë veçse imitues të këqij të Berishës.
“Dy Kamberë në një derë
Nesër shqiptarët online, do të ndjekin komedinë e fundit politike të Sali Berishës. Bën fjalë për dy djem të rinj, që thonë se janë pasues, por janë veç imitues të këqij të atit politik. Me gjoksin e krekosur dhe buzët në qumështin e biberonit të Atit, ata duken se, o s’e kanë kuptuar, o s’e kanë lexuar proverbin e lashtë, e të shumëpërdorur kinez, që thotë: “KUR MUNGON TIGRI DHE MAJMUNËT BËHEN MBRETËR”.
Dhe në fatkeqësinë e tyre konkurruese, besojnë se ndonjëri do të marrë kurorën e dafinës demokrate.
Duke harruar se Ati-Tigër nuk mungon, përkundrazi është prezent në tavolinën e ditës, ku djelmoshat ushqehen veç me “kërmat” e politikës, që ati-tigër u lëshon veç për lëmoshë. Më vonë djelmoshat do kuptojnë, atë që dhe babai i relativitetit e theksonte shpesh se :
“ËSHTË ÇMENDURI TË BËSH GJITHMONË TË NJËJTËN GJË DHE TË PRESËSH REZULTATE TË NDRYSHME””, shkruan Isaraj.
Pse sh Isaraj te Ps a ishte votimi nje antar nje r.ot me sa di.