Ish-­gruaja e kamikazit: Ibrahimi tymoste gjithë ditën hashash, kurrë s’ka shkuar në xhami

Dita

Ish-­gruaja e kamikazit të Parisit, Ibrahim Abdeslam, ka thyer heshtjen dhe ka zbuluar se ai ishte i papunë, tymoste hashash gjithë ditën, ka qenë për pak kohë në burg për vjedhje dhe kurrë nuk ka shkuar në xhami.

Naima rrëfen se Ibrahimi mbante Ramazan, sepse e detyronte familja e tij, por ai nuk lutej dhe nuk frekuentonte asnjë xhami.

“Aktivitetet e tij të preferuara ishin tymosja e hashashit dhe gjumi. Ibrahim nuk kishte asnjë punë ndaj qëndronte në shtëpi gjatë gjithë ditës, duke parë DVD dhe dëgjonte muzikës arabe hip¬­hop. Ne kemi jetuar me pagesën e papunësisë e cila ishte vetëm 1,000 euro në muaj ndaj shqetësoheshim shumë për para. Ne nuk kemi fëmijë. Ibrahimi nuk i ndiqte kurrë lajmet në televizor dhe nuk kishte asgjë kundër Perëndimit. Ai ishte i ftohtë në dukje por me karakter të mirë. Nuk ishte i dhunshëm me mua apo me të tjerët”, rrëfeu ish­bashkëshortja e kamikazit.

Naima u martua me Ibrahim Abdeslam në vitin 2006 dhe martesa e tyre zgjati vetëm dy vjet

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *