Prokuroria federale e refezuar kërkesën e Michael Cohen që të mos shkojë në burg dhe ta shkëmbejë dënimin e tij prej tre vitesh burg me informacion.
Cohen do ta fillojë dënimin e tij këtë të hënë pasi ai i pranoi akuzat për abuzim të financave të fushatës elektorale, evazion tatimor, mashtrim bankar dhe se ka gënjyer kongresin. Ai do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së ulët në Otisville, rreth 100 km prej New York City.
Sipas mediave ndërkombëtare që bënë publike lajmin burgu në Ottisville është një destinacion i përshtashëm për të dënuarit hebrenj dhe “jakat e bardha”, si është edhe Cohen. Qendra e korrektimit jo vetëm ndodhet në afërsi të disa institucioneve të rëndësishme hebre në New York, por mund të konsiderohet një lloj konvikti adekuat për të burgosurit e kësaj kategorie.
Shumë ish-të burgosur që u prononcuan e quajtën këtë institucion “një parajsë për hebrenjtë”, meqë edhe ushqimi kosher (i përshatur për besimin hebre) ishte i pjesë e dietës ushqimore.
Për më tepër, u raportua se kampi nuk është me gardh dhe orët e punës së detyruar janë shumë të reduktuara; kjo i jep të dënuarve atje mundësinë të merren me çfarë të duan.
e.ll. / dita
