Sadije Berisha mbështet kryebashkiakun Erion Veliaj për këndin e lojërave te Parku i Liqenit.
Një mbështetje e pamenduar, duke marrë parasysh se ish-bashkëshorti i saj dhe familja Berisha është në rivalitet politik me të majtët.
Ndërsa PD-ja dhe vetë Sali Berisha kanë njoftuar sot protesta para Bashkisë së Tiranës kundër vendimit të Veliajt, Sadija ka krejt një tjetër këndvështrim.
“Duhen lodrat në Parkun Kombëtar. Më në fund dikush po krijon një ‘’hapësirë të hapur lodrash’’ në parkun e Tiranës, duhet të ishte bërë vite më parë dhe është pikërisht kjo që mungon në këtë park.
Një palestër e hapur, pa pagesë do të ishte një benefit i madh për shëndetin e qytetarëve që nuk mund ta përballojnë, do të ishte një ide shumë e mirë ’’, shkruan Sadije Berisha.

tani qe ka mbeshtetjen e Sadijes besoj se Veliaj ka te drejte
Ideja e mire po si gjithmone realizimi i keq. Ne nuk protestojme per idene po si realizohen idete. Ky eshte problemi qe kishim dhe kemi