Ish-deputetët e PD-së: Këshilli kompani ushtarësh për mbrojtjen e familjes Berisha

Dita

Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Fatos Hoxha dhe Mark Marku shprehin kritika të ashpra ndaj mënyrës se si u zgjidhën këshilltarët e rinj të PD-së dhe për mënyrën e drejtimit të Bashës.

Fatos Hoxhën, i cili ka qenë deputet për disa legjislatura me radhë, e krahason Këshillin e ri me një kompani ushtarësh për të mbrojtur familjen Berisha.

“Lulzim Basha në rolin kryetarit ka thyer rëndë statutin, është kthyer në vendimmarrës kur nuk e ka këtë të drejtë. Në bazë të statutit, neni 34 të tij, është e Këshillit Kombëtar ose e Kryesisë të Partisë Demokratike. Në momentin që anashkalohen institucionet e partisë, lista detyrimisht që do të ishte klienteliste, sepse po të shikosh emrat, shumë prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me partinë Demokratike. Ky këshill Kombëtar i ngjan një kompanie ushtarësh të cilët do të skalionohen me një qëllim të vetëm, mbrojtjen e familjes Berisha. Berisha sot qëndron si vendkomandë e këtyre ushtarëve që i drejton”, thekson Hoxha në një intervistë për Agon TV.

Kritik shprehet edhe deputeti Mark Marku, i cili thekson se ky Këshill nuk përfaqëson më të djathtët.

“Jo vetëm që nuk përfaqëson të djathtët si Këshill, sepse mendoj që nuk përfaqëson as vlerat e brendshme të PD-së. Unë e shoh si një listë të personalizuar ku normalisht ndikimi i Berishës ndihet shumë i fortë. Janë njerëz që nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri. Janë anonimë”.

Sa i përket prurjeve të reja, Mark Marku shprehet se :“Unë mendoj se është grupi Berisha-Basha me ndikim të fortë të Berishës dhe me sferë të vogël të Bashës, aq sa i lejon Berisha”. /E.K

Share This Article
7 Comments
  • ky mund te quhet vetem keshilli i ndrikllave. jam plotesisht dakort me deklaraten e z mark dhe z hoxha, por te dy keta deputete te pd-se deri dje e kane mbrojtur familjen berisha me te gjitha menyrat, sa filluan te zgjohen nga gjumi i rende, ose thene me mire kur kuptuan se nuk kishin shume shanse te rizgjidheshin si deputete te pd-se filluan te nxjerin puplat.
    por nuk mund te vijne dhe te na thone sot se keshilli eshte ndertuar vetem per te mbrojtur familjen berisha sepse kete pune kane bere edhe keta dy zoteri per 4- 8 vite me radhe.
    nuk jam apsolutisht dakort qe nje parti e tere te jete gjithmone ne mbrojtje te te korruptuarve, hajduteve,krimineleve, etj. megjithate gjithmone ne pd jane afruar dhe kane gjetur strehe ish-doganiere,ish drejtore te niveleve te ndryshme, ish-shikas persona me nje te kaluar shume te dyshuar nga pozicionet drejtuese e thene ndryshe te korruptuarit!!!!!!!!!

  • Keshtu ka qene gjithmone kalifi do hyzmet, nga anadolli kete gje e kane si rregull , kjo do te ndodhe edhe me ju gjersa dinastia e tij te bjere.Tung.

  • Hoxha me Markun kane rene dakort ta diskretitojn P.D deri ne themel se vetem keshtu Berisha e kupton se cfare i ka shkatuar atij populli…bravo Hoxhe & Mark.

  • Eshtë mirë kur nga kulla e blinduar e banditizmit vijnë zëra kundërshtues? Kjo iu jep kurajo edhe të tjerëve? Por iluminon edhe disa nga “ata të kullës” për të parë më mirë se anija e tyre me timonierët që ka mund t’i çojë drejt mbytjes? Tung!

  • Si e majta dhe e djathta i hoqen kundershtaret,te mencurit dhe te djathtet e vertete apo te majtet.Qe te shkruash se e PD-ja nuk eshte e djathte eshte ipokrizi.Ajo eshte me e djathte se djathta vete.Te thuash qe Rama eshte i majte,eshte nje soj qe te thuash qe edhe Berisha eshte i majte.Te dy jane servile te blloqeve europiane dhe te bizesmeneve hajdute te “epokes” se dy gishtave…

  • Onkezmi? Komenti juaj të vë në mendime? Nuk di vetëm nëse partia e saliut mund të quhet e djathtë? Më shumë më duket si një grumbull hajdutësh e banditësh sesa e djathtë? Nuk e di se ku mund të futet kjo lloj amalgame por mendoj se nuk futet as djathtas,as majtas? Majtas absolutisht jo!? E majta gjithashtu,kryetarin por dhe te tjerë i ka djathtas? Nuk di sa mund të quhet e majtë? Por këtu,shpesh më duket sikur nuk kemi fare as të majtë,as të djathtë aq i madh është kaosi i pikëpamjeve!? Shumë dakord me epitetin apo etiketimin “servilë të blloqeve europiane”? Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *