Ish-deputeti dënohet me dy vite burg

Dita

Një ish-deputet rumun, Florin Popesku, u dënua me dy vite burg, pasi u shpall fajtor për akuzat e korrupsionit.

Ai dha dorëheqjen nga Dhoma e Deputetëve në fillim të muajit mars.

Dënimi i tij u bë për shkak se i kishte kërkuar një investitori dhurimin e rreth 60 ton mish pule për t’ua shpërndarë të varfërve në qarkun e tij, ndërsa  rasti konsiderohet si “ryshfet zgjedhor”. Sigurisht, dhurata bëhej për të fituar zgjedhjet.

Vendimi i Gjykatës së Lartë në Rumani është i formës së Prerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *