Ish-deputeti i PD-së e mohoi, kush është vëllai nga nëna i Ervin Salianjit

Leda Hysa

Kush është djali tjetër i ardhur  në jetë nga martesa e mëparshme e nënës së tyre Shega me Bujar Xhengon. Çfarë fshihet pas vendimit të ish-deputetit të PD Ervin Salinji për të mohuar vëllain

Një deputet që bën moral. Shet veten si të ndershëm dhe larg botës së krimit sikurse bëri dje në Elbasanku koordinoi protestën e opozitës për bllokim të rrugëve, por në fakt rezulton që e vërteta të jetë krejt ndryshe.

Përtej një videoskandali me një gjuhë perverse në Parlament, skandalet e deputetit të Lulit, Ervin Salianji nuk kanë të ndalur.

Këtë herë, duket se është kapur “i gjallë” me zë dhe figurë, duke treguar se është një mashtrues publik, tashmë totalisht i dalë boje, dhe një politikan që nuk i duhet as dreqit.

Për të zbardhur gjithçka, po rendisim një e nga një faktet që vërtetojnë se ish-deputeti i video-skandalit erotik me G.D, e identifikuar më pas nga mediat si Grida Duma, të dy tashmë të ndarë nga lidhjet e atëhershme dhe të dy shumë afër njër-tjetrit, rezulton të mos jetë gjë tjetër veçse skandalozi i Bashës që nuk di të ndalet në horllëqet e tij.

Në datën 26 Mars 2019, ditën e Martë, në orën 22:00, emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut në TV Klan, u përfshi nga një debat i ashpër. Mjaftoi një pyetje e gazetarit Lorenc Vangjeli, drejtuar ish deputetit Salianji, se: a kishte ai një vëlla të dënuar në vendet e BE-së?

Ervini menjëherë shpërtheu në akuza, gazetarin e quajti “xhepist”, pyetjen e quajti “shpifje” dhe mohoi gjithçka.

Më poshtë po sjellim videon e plotë në Opinion:

Video në emisionin Arena:

Menjëherë, të nesërmen, mediat filluan zbardhjen e së vërtetës. CNA.al raportoi identitetin e vëllait të Ervin Salianjit, raportoi faktin se ai kishte qënë i arrestuar për një vjedhje në Gjermani dhe se identitetet e vëllait ishin ndryshuar gjatë kohës kur babai i tij, Bujar Salianji, drejtonte komunën e Lozhanit.

Pas zbardhjes së fakteve, se vëllai i Ervinit, Aleks Kaçani, ekzistonte, se ishte dënuar në vendet e BE-së dhe kishte disa identitete të ndryshme, deputeti i video skandalit erotik, gjeti një tjetër zgjidhje.

Pas mohimit në emisionin “Opinion”, të Premten e datës 29 Mars, deputeti mandatdjegur Ervin Salianji, shkon në emisionin “Java” të Lorenc Vangjelit, pas ndërhyrjes së Preç Zogajt.

I pyetur nga gazetari Artan Hoxha për të vëllain, ndryshe nga sa kishte bërë në emisionin “Opinion” dhe në “Arena” të moderatorit Dritan Hila, videon e së cilës e keni më sipër, përballë dy personave që ua kishte mohuar vëllain e tij Live tek Blendi Fevziu, tani ndryshonte versionet. Këtë herë nga ekrani i RTSH-së, Ervin Salianji tha se ishte e vërtetë që vëllai i tij ekzistonte dhe e kishte ndryshuar identitetin për shkak të letrave të tij si kosovar, por sërish e mohoi që ai të ketë qenë i dënuar dhe të ketë pasur probleme me Drejtësinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *