Ish-deputeti: Jeta ime në rrezik, me ndjekin makina me targa shqiptare

Bora Basholli

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK, Gani Geci, thotë se i rrezikohet jeta. Geci mendon se ndiqet nga disa makina me targa të Shqipërisë, ndaj edhe jeta e tij është e riskuar. Ai bën me dije gjithashtu se për një gjë të tillë ka njoftuar edhe Policinë  e Kosovës.

Shqetësimin ish-deputeti e ndan edhe në rrjetin social. Geci shkruan se është informuar nga disa  shokë se vetura me targa nga Shqipëria po qarkullojnë në Drenicë ndaj edhe jeta e tij mund të jetë në rrezik.

Menjëherë vëllau ynë ka shkuar deri në Drenas dhe ai shoki i kishte thënë Ganiut që të ketë kujdes se disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik”

Menjëherë vëllau ynë ka thirrur Policinë e Departamentit të Krimeve te Rënda në Prishtinë dhe me udhëzim të tyre rastin e ka raportuar në stacionin më te afërm Policor në Drenas, dhe besoj që organet kompetente do ta trajtojnë rastin me seriozitet te lartë dhe me ndjeshmëri”, shkruan Geci.

Më tej ai shprehet edhe se dy policë, hetues në Prishtinë, kanë pasur të njëjtin informacion dhe se dikush mund të jetë duke përgatitur ndonjë atentat për të.

Dy policë hetues të krimeve të renda ne Prishtin kanë poseduar afërsisht informata te ngjajshme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *