Ish deputeti Ndreu: Nuk kam bërë presion. la kam kërkuar votën si socialist

Edona Llukacaj

lsh-deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidati për bashkinë e Lezhës i 30 qershorit është një prej personave zëri i të cilit dëgjohet në përgjimet e publikuara këtë të hënë nga gazeta gjermane Bild.

Kujtojmë se në përgjime Pjerin Ndreu diskuton me drejtorin e arsimit të Dibrës, në lidhje me një drejtor shkolle, të cilit, në dukje, i kërkon t’i bëjë presion mësuesve për të votuar për socialistët ose përndryshe do të pushohen nga puna, duke theksuar që të deklarojë hapur votën për Partinë Socialiste.

Në një lidhje telefonike në emisionin Opinion, mbrëmjen ë së hënës, ndreu ka thënë se ai i kërkoi votën drejtorit të shkollës sepse ai (drejtori) ishte kryetar i PS-së të atij rrethi.

“Reshat Elezi ka qenë kryetar i PS së rrethit, unë kam kërkuar që ai të votojë PS dhe kjo është krejt normale. Nuk i kam thënë për lista mësuesish. Unë i kam kërkuar si socialist. Nuk ia kisha telefonin, kisha numrin e Drejtorit të Arsimit. Ju më thoni mua që i kam bërë presion kryetarit të Partisë Socialiste”, tha Ndreu.

Pas këtij sqarimi, Ndreu u pyet se çfarë donte të thoshte me “fluturimin e kryetarit të PS-së”. Në lidhje me këtë, Ndreu tha se do të ikte nga kryetari i Partisë Socialiste.

Sipas gazetarëve, të pranishëm, kjo nuk ishte e vërtetë, meqë pas zgjedhjeve drejtori i shkollës, reshat Elezi, ishte pushuar nga puna.

Në fund, Ndreu deklaroi se prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e kishte pyetur për këto përgjime.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *