Ish-deputeti Arben Lika është vënë nën akuzë për mashtrim me pasoja të rënda.
Organi i hetimit thotë se Lika dyshohet se ka përvetësuar nga disa biznesmenë nga Azerbajxhani një shumë prej 1.1 milion eurosh.
Njësia e task-forcës fillimisht kishte nisur hetimet për akuzën e pastrimit të parave ndaj fondacionit ku rezulton se Lika është administrator por në pronësi të një shtetasi portugez, që rezulton se nuk ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, në 6 muaj, në llogaritë e këtij fondacioni është transferuar shuma e mësipërme. Gjatë marrjes në pyetje, Lika ka pretenduar se ka firmosur tërheqjen e shumës por paratë “janë marr nga persona që nuk i njihte”.
Ai ka dorëzuar një kontratë, por hetuesit thonë se është fiktive.
Lika, një nga ish-themeluesit e PD-së është dënuar më parë me 6 vjet burg për mashtrimin e mbi 150 qytetarëve me vizat amerikane.
Gjykata e Shkallës së Parë, me vendim të datës 19 dhjetor 2006 e ka dënuar me 10 – vjet heqje lirie, për konsumim të veprës penale të “mashtrimit të kryer më shumë se një herë”. Ndërkohë, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të datës 26 tetor 2007 e ka ulur dënimin në 6- vjet.
Procedimi penal në emër të Likës është regjistruar në janar të vitit 2005, kohë kur dhjetëra qytetarë zunë radhën dyerve të policisë dhe prokurorisë, për të denoncuar vjedhjen me anë të mashtrimit.
Prej korrikut të vitit 2005, Arben Lika u kishte premtuar rreth 150 personave viza për çdo vend të botës, në këmbim të parave.
Sipas dëshmive që të mashtruarit kanë dhënë Lika prezantohej si deputet dhe mik i ngushtë i ish-ambasadores amerikane.
Sipas dosjes së prokurorisë, secili prej tyre ka dhënë nga 3 mijë- 10 mijë euro në këmbim të një vize.
Derdhja e parave bëhej në agjencinë “Omega Travel Worldwide” të Likës, ndërsa qytetarët merrnin si këmbim vetëm një copë letër, pa firmë e vulë në këmbim të ëndrrës së tyre amerikane. /Dita/

Rreth Partise Demokratike,qysh ne fillim u versulen llumi i kesaj shoqerie,njerezit e hurit dhe te litarit,qe nen drejtimin e agjenturave te huaja,po e shperbejne me themel kete shtet dhe po e torturojne tash 25 vjet kete popull . Kjo semundje,ne vijim perfshiu te gjithe klasen politike shqiptare , brenda e jashte Shqiperise .