Ish-deputeti: Protesta, festë me fishkezjarre

Edona Llukacaj

Ish-deputeti i partisë demokratike Gent Strazimiri, në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” të Ora News u shpreh i bindur se opozita do të bllokojë procesin e votimit në 30 qershor.

Strazimiri tha: Jemi vetëpërjashtuar dhe do të bllokojmë një proces votimi dhe jo një proces zgjedhjesh. Sistemi funksionon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe jo përmes influencave kriminale. Përmes përballjes së alternativave dhe jo përmes influencave kriminale. Jemi vetëpërjashtuar dhe i bëjmë nder vetes dhe vendit me këtë qëndrim. Të thuash sot që do të bëjmë votime demokratike, është njësoj  siç thoshte Ramiz Alia në ’87.

Në lidhje me protestat e opozitës, Strazimiri tha se gjithçka ka mbetur ne kuadrin e festës me fishekzjarre.

Gent Strazimiri: Është një popull i revoltuar që ka dalë në rrugë. Nuk është një popull që ka dalë për të ndaluar gjuetinë e dhelprës së kuqe. Është një popull që ka dalë se i ka fëmijët pa bukë. Është një popull që shtohet dhe është në rritje. Ajo që quhet dhunë është ajo që deri në 1 janarin e viti 2018 ishte festa për të festuar Vitin e Ri. Hedhin kapsolla, hedhin fishekzjarre.

Nuk do ta quaja dhunë. Dhunë po është t’i lesh tjetrit fëmijët pa bukë. Dhunë është që nga 12% papunësi ta çosh në 43.7% mjerim. Të vjedhësh në këtë mënyrë siç kanë vjedhur me konçesion dhe me PPP.

Dhunë është të shkelësh kushtetutën duke shfrytëzuar. Është pranuar publikisht nga Vangjush Dako, po unë jam supermeni dhe shfrytëzoj influencat në zonën time dhe nëpërmjet tyre mbledh votën.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *