Ish-deputetja e PE, Doris Pack: Arsimi i Lartë në Shqipëri i politizuar

Bora Basholli

Ish-deputetja e PE-së dhe raportuesja Doris Pack foli në konferencën për media, ku i pranishëm ishte kreu demokrat Lulzim Basha dhe pedagogë e akademikë.

Pack tha se ndihet e nderuar që është e pranishme mes pedagogëve dhe akademikëve. Ajo shtoi se ndihet e keq-ardhur që universiteti në Shqipëri është i politizuar.

“Jam e nderuar që jam e pranishme në një tryezë me kaq shumë pedagogë dhe akademikë. Besoj gjithashtu se Arsimi i Lartë në Shqipëri ka probleme. Unë besoj se ata studentë shqiptarë që janë jashtë, duhet të kenë kushtet që të kthehen dhe të japin kontributin e tyre këtu, në vendin e tyre.

Mund të them se sa kam ndjekur nga afër arsimin e lartë në Shqipëri, pasi kam biseduar dhe takuar shumë studentë, politizimi mbetet problem. Jam e keq-ardhur që universiteti është politik, i politizuar dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë. Kjo prish edhe imazhin e universitetit. Po ashtu, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në kërkime shkencore dhe as në pavarësinë e integritetin e një pedagogu”, tha Pack.

Doris Pack theksoi se qeveria nuk duhet që të përbuzë njerëzit e shkolluar, akademikët siç ndodh, por të vlerësojë këtë kategori, që përbën edhe elitën arsimore në vend.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • E paska marre malli per kuqon e SHQUP-it tezen , se u plak tani dhe nuk ia var kush andej !

    • Te gjithe jane ne gabim , pa perjashtim, edhe kur thone nje te vertete!!!!! Vetem qeveria e Rame tepsia kane te drejte!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *