Ish-drejtori çek i kompanisë CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, po hetohet nga Njësia e Specializuar Task-Forcë, pasi dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash.
Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat saktësuan se Hejsek, dyshohet se në bashkëpunim me administratorin e shoqërisë “Debt International Advisory” (DIA), Kastriot Ismailaj, kanë përfituar miliona nga një skemë mashtruese për mbledhjen e borxheve të CEZ-it.
“Ka dyshime të arsyeshme se Josef Hejsek, ka përfituar në mënyrë të paligjshme dhe ka vepruar në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn”, tha një burim për “GSH”.
Por, ndërsa Ismailaj ndodhet prapa hekurave dhe gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e llogarive të tij bankare, Hejsek vijon ende të ketë statusin e personit nën hetim.
Deri në këto momente, ish-drejtori i CEZ-it nuk është pyetur nga prokuroria dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me dyshimet që rëndojnë mbi të.
Ndërsa Kastriot Ismailaj, prej momentit të arrestimit, nuk ka preferuar të flasë për grupin hetimor, duke kërkuar që më parë të njihet me aktet e akuzës dhe më pas të japë shpjegime.
Mësohet se në Prokurori është thirrur pak kohë më parë edhe Petrit Ahmeti, vëllai i ish-kryeministrit Vilson Ahmeti, sot kreu i ERE-s.

Pa tjeter qe ne kete afere te madhe kane dore ustallaret e medhenj, o Berisha o Meta, nje prej tyre duhet te jape llogari per keto shuma milioneshe te marra ketij vendi fukara.E mor Sali ja u dhe cekeve vec me dorezu nje dosje koti qe as t’u shqyrtu, malok idiot.
Mos e lini lepurin tu ike nga dora.Eshte mundesia te tregohet pak ere shtet(nga drejtesia) dhe mbase per tu futur duke u zvarritur ne perpjekjen e veshtire ndaj padrinove 25 vjecare.
Si perhere edhe kete here, miliona euro te zhdukura, por nuk dihet se kush i zhduku. Lajm kot, se dihet qe nuk ka per tu denuar asnje koke e madhe pervec ndonje fakiri qe do e zej gishti rastesisht.