Ish-drejtori i Policisë Vlorë ankimon zgjatjen e hetimeve

Leda Hysa

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela i kërkon Gjykatës së Krimeve të Rënda që të mbyllen hetimet. Çela ka ankimuar vendimin për zgjatjen e hetimeve. Seanca e ankimimit do të shqyrtohet më 11 shkurt.

Ish-shefi i Policisë së Vlorës Jaeld Çela akuzohet si person i përfshirë në trafikun e drogës nga grupi i “Habilajve”.

Në pritje të Malit të Zi- Më 10 dhjetor 2018, është dërguar kërkesa për ndihmë juridike autoriteteve të Drejtësisë të Malit të Zi por akoma nuk janë administruar aktet në ekzekutimin e kësaj letërporosie.

Ndërsa më 4 janar 2019 janë administruar në mënyrë të drejtpërdrejtë aktet në ekzekutimin e letërporosisë dërguar autoriteteve italiane të Drejtësisë me datën 31 dhjetor 2018 dhe aktualisht po përkthehen në gjuhën shqipe.

“Meqenëse afati hetimor mbaron në datën 17 janar është  e nevojshme zgjatja e afatit hetimor për 3 muaj për të realizuar edhe disa veprime të tjera hetimore: si administrimi i përgjigjes së kërkesës për ndihmë juridike dërguar në Republikën e Malit të Zi, përkthimi i akteve të administruara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga autoritetet italiane të Drejtësisë si dhe kryerja e veprimeve hetimore të tjera që mund të dalin nga dinamika e hetimit” shkruhej në vendim e prokurorisë.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *