Ish-drejtori: Tritoli s’ishte për mua, s’kam konflikte

Elton Tafaruci

Ish­-drejtori i Postës dhe telekomunikacionit, Naim Kaçorri ka folur pas shpërthimit të tritolit në katin e 5 -të të pallatit “Riviera”, ku ai banon, në zonën e Tiranës së Re.

Kaçorri ka hedhur poshtë dyshimet se tritoli është vendosur në derën e banesës së tij. Ai tha se tritoli është vendosur në katin ku edhe ai banon të pallatit por nuk ka qenë ai Objektivi.

Ish ­drejtori i Albetekom, dega Durrës (në kohën kur ishte shtetëror) thotë se as Ai dhe as i biri që jeton në Spanjë nuk kanë konflikte apo hasmëri me njeri.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 01:30 në rrugën  Margarita Tutulani, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”. Rreth 600 gr tritol është vendosur pranë derës së Kacorrit, të shesh-pushimin e shkallëve.

Burime pranë policisë bëjnë me dije sa djali i Naim Kaçorrit ndodhet prej vitesh në Spanjë dhe dyshohet se është përfshirë në veprimtari të paligjshme, fakt i cili sipas policisë mund të jetë shkaku i ngjarjes së një nate më parë.

Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe banorët e pallatit për të zbardhur motivet e ngjarjes ndërsa ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë pallatit për të hedhur më shumë dritë për këtë ngjarje. Kamerat kanë filmuar siluetën e autorit, por fytyra nuk dallohet pasi ka qenë me kapuç.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *