Ish-gardisti i “21 Janarit” merr drejtimin e Bashkisë së Matit

J L

Partia Socialiste është shpallur fituese në të 60 bashkitë e vendit, duke i lënë partisë MEGA vetëm Finiqin, pasi garonte pa opozitën.

Mes bashkive të fituara nga PS është edhe ajo e Matit, në të cilën kryeministri Edi Rama kishte caktuar kandidat Agron Malajn.

Ky i fundit është një emër i njohur për një ndër ngjarjet më të rëndësishme të politikës shqiptare në periudhën e demokracisë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e “21 Janarit”, në të cilën u vranë katër njerëz të pafajshëm në bulevard nga protestat e opozitës, të drejtuara në atë kohë nga Edi Rama.

Agron Malaj njihet si ish-gardisti i “21 Janarit”, ndërsa tashmë do të drejtojë Bashkinë e Matit.

Ai ka arritur që të marrë 7,936 vota. Kandidatura e tij ka sjellë reagime të shumta nga opozita, e megjithatë ai mori besimin e matjanëve për të marrë drejtimin e këtij qyteti.

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Sigurisht nuk ka asnje problem, perderi sa ish hajduti i thesarit te shtetit dhe hajduti me bllok ne dore para shqiptareve tashme eshte president i shqiperise.

    • Hajduti me bllok ne dore nuk lindi vete President nga natyra. Sikur e zgjodhi nje hajdut me PPP ne xhep te shqiptareve..dhe nje tradhetar qe mori persiper te zbatoje mareveshje te fshehta greke

  • Politika shqiptare eshte moralisht e kalbur qe nuk ka per te prodhuar ndonjehere stabilitet vetem konfliktualitet !
    Beteja midis moralit dhe imoralitetit do te jete nje beteje e gjate !
    Populli meriton ate qeveri qe ka ! Tani per tani kjo eshte gjendja ! Po te mos ishte President Ilir Meta nuk do te ishin agravuar ngerci institucional me dekretet gjykaten kushtuese ect …
    Kush vuri President Mmeten ?
    Si u vu Meta President ?!!

    Po ky Gardist kush e vuri kryetar Bashkie ?!!
    Nuk ka ndeshkim dhe nuk do te kete kurre qetsi ne ate vend !
    Nuk ka drejtesi nuk do te kete kurre qetsi ne ate vend !!!

  • Gezuar shoke! Kushedi sa te lumtura e te respektuara ndihen familjet e atyre 4 te shkreteve qe u perdoren si mish per top e u shperblyen me dy aspra per te cilat iu desh te rropaten deri ne Strasburg. Ja kjo qe Shqiperia qe deshet! E gezofshi!

    • Po Shqiperia jote o info anusi cila eshte? Ajo e shpellareve te Vicidolit? Ik more plehre e pariciklueshme. Vemje blogjesh.

      • Shqiperia ime eshte ketu ne zemer te Europes Perendimore ku nuk e degjoj eren e qelbur te kermave si ti. Ti vazhdo te lehesh se ndoshta te hedhin ndonje kocke sa te mbac firomen gjalle.

  • Ngjarjen e 21 janarit , nuk e kreu Garda , por ata , qe dhane urdherin . Te fajesosh gjithe Garden dhe aq me keq ta penalizosh eshte mungese ndergjegje . Garda mbetet institucion I nderuar dhe ky person po ashtu . Duhet te presim te denohen urdherusit e masakres . Kjo eshte nyja e ketij procesi . I uroj pune te mbare ketij shqiptari, qe ju besua kjo detyre . Zgalem

  • Ore gazetar, mos jeni çmendur si presidenti te gjithe ju?! Po pse gjithe gardistet qe kane qene ne kete detyre ne 21 janar jane kriminela?! Ai duhet tu hedhe ne gjyq per kete se eshte njesoj si , mos te themi Sali Berisha ka qene nomeklature e partise punes, por une ne kohen e diktatures kam qene specialist dhe i kam sherbyer specialitetit, ndersa ju thoni dhe paragjykoni se i kam sherbyer diktatures. Keni dale nga binaret e mendjes njerezore. Flisni rradakes dhe uluni ne nivelin e nejrzeve normale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *