Gjykata e Matit miratoi mandatin e konfirmuar nga KQZ për kryebashkiakun e ri të Matit, Agron Malaj i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit.
Malaj garonte i vetëm në zgjedhjet lokale për bashkinë e Matit ku mori 7,936 vota.
Kandidatura e tij solli mjaft diskutime për shkak të rolit të tij si gardist në protestën e 21 janarit.
Ky është mandati i dytë i konfirmuar nga gjykata për “fituesit” e zgjedhjeve të 30 Qershorit në katër bashkitë e Qarkut Dibër.
Më herët mori mandatin Ilmi Hoxha për Bashkinë Klos, ndërsa pritet që mandatin ta marrin edhe Lefter Alla për Bashkinë Bulqizë dhe Dionis Imeraj për Bashkinë Dibër.
e.t./dita

Absurdi në ekstazë!
Rama. Rama. Vrasesit i nderon me ofiqe. Viktimat i paguan me demshperblim. Ndersanjerzit e zot e që zbatojne ligjin i lë pa Pune ose kur nuk rrine urte i perze nga shqiperia
Nuk ka opozite qe tia Q.je robt Edi Rames
Mireseerdhet ne 1912en.
A kish faj francezja?
Kokepalaret votojne gjahtarin