Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku do të merret në pyetje.
Ndaj Thanzës ka nisur një hetim nga Seksioni i Dekriminalizimit në organin e Akuzës pasi akuzohet për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit. Ai po jep tashmë dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës.
Thanza u përball muaj më parë me KPK e cila vendosi shkarkimin e tij pasi rezulton se ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.
Gjithashtu gjyqtarit Thanza iu zbulua një dënim me burg dhe një gjobë në Itali për vjedhje.
Në seancën dëgjimore gjykatësi u justifikua se vjedhjen e kishte bërë e motra por ai mori përsipër gjithçka për të mos lejuar që ajo të shkonte në burg e nipi të mbetej pa të ëmën. Gjyqtari edhe u përlot në seancën dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit teksa shfajësohej por tashmë ndaj tij ka nisur një hetim që pritet të zbardhë gjithçka.
o.j/dita

Keto jane therime.Pjesa me e madhe e drejtesise jane kriminela te njohur.Prokuroria te pyese si te pendehur kryetaret prej 20 te Keshillit te.drejtesise dhe anetaret qe dhe ata jane hapur te kesaj kategoria.Kush ta beje leshi..Vetem po erdhen te.huajt mundet ta bejne kete rilindje te kombit dhe popullit te shumevuajtuar shqiptar.Pa me.Ramen Felajn Manjen….etj keshtu do te.vuajne edhe niperit dhe mbesat tona.
nuk behet fjale per ate cfare thua ti o z. Martin
pastrimi nga korrupsioni i drejtesise eshte faze me e vone.
tani per tani flitet per njerezit qe do kryesojne ate pastrim.
Dhe ne keta njerez do pare me mikroskop edhe therrimja.
Ore akoma bëni sikur habiteni që prokurorët shesin dhe blejnë vendimet si në ankand ku sendin e merr ai që paguan më shumë. E çfaj kanë prokurorët se viktimat e bandave dhe korrupsionit nuk kanë para për të paguar.? Pse prokurorët do përgjigjen se ata janë morracakë ? Ik ore se latë nam dhe s’dini çfarë flisni.
-Futeni ne burg qe te behet shembull
Shikoni ke kemi mbajtur me para! Po ne, populli i thjeshte, qe jo vetem nuk kemi vene ndonjehere dore mbi mallin e tjetrit, pse te detyrohemi te nxjerrim nga xhepi para, qe te paguajme keta kriminele me damke? Kam mendimin se, perderisa kane mbijetuar deri tani, kane patur fuqimisht perkrahjen e politikes dhe strukturave te saj kriminale. Kerkohet nje operacion jashtezakonisht i thelle, qe te pastrohet jo vetem politika, por dhe drejtesia, qe vetem e drejte nuk ka qene kurre. Absesi sherohet me bisturi! Rruge tjeter nuk ka!