Ish-gjyqtari Miri që u dënua për korrupsion kërkon pafajësi

Leda Hysa

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka zhvilluar këtë të martë seancën për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Avokatët mbrojtës të Shkëlqim Mirit gjatë seancës kërkuan pafajësi.

Gjyqtari Shkëlqim Miri është shpallur fajtor me akuzën e korrupsionit dhe është dënuar nga Krimet e Rënda me 2 vjet e 6 muaj burg.

Arrestimi i Shkëlqim Mirit u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga Prokuroria pasi dyshohet se ai ka përfituar shumën e 30 mijë eurove në këmbim të ndryshimit të masës së një vepre penale.

Vendimi për ish-gjyqtarin do të jepet ditën e nesërme në orën 13:00.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Gjyqtari ka te drejte. Nderkohe qe tere hajdutet e tjere vazhdojne te japin vendime duke liruar vrases e kriminele, apo duke varrosur qendra te lashta kulturore per Dakot e Braces dhe Ramutit..apo duke firmosur Diga per kokat e korrusionit.. dhe te dirigjojne te drejten ne Shqiperi duke vjedhur me te dyja duart, ndersa Miri te jete i vetmi qe shkon ne burg..kjo eshte e padrejte..
    Te lirohet menjehere

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *