Para pak muajsh ajo u bë një nga gratë më të pasura në botë dhe tani ka vendosur që gjysmën e pasurisë së saj ta dhurojë për bamirësi.
MacKenzie Bezos, ish bashkëshortja e njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos është bërë së fundmi pjesë e fushatës “Giving Pledge”, e filluar për herë të parë në vitin 2010 nga Warren Buffet dhe Bill Gates dhe që ka si qëllim të çojë përpara luftërat për arsimimin, shëndetësinë, barazinë sociale dhe ndryshimet klimaterike. Ndarja e çiftit erdhi pas 25 vitesh martesë duke e bërë MacKenzie miliardere me një pasuri që vlerësohet të arrijë 36.6 mld USD.
“Kam një shumë joproporcionale parash për të ndarë me të tjerët dhe nuk kam asnjë dyshim për vlerën e madhe që jepet nga impulsi për të dhënë dhe ndarë”, shkruan në letrën e saj të dhurimit ish bashkëshortja e Bezos.
Pronari i Amazon, Jeff Bezos e vlerësoi iniciativën e ish bashkëshortes së tij, duke thënë se ajo do të jetë një filantrope shumë e mirë. Megjithatë, burri me pasurinë më të madhe në botë ende nuk i është bashkangjitur kësaj fushate bamirësie.
e.t./dita

Une te kisha 36.6 miliard do jepja 3/4, po ti kisha qyl do jepja 6/8
Po natyrisht, Jeff Bezos si grek qe eshte nga prejardhja nuk e ka ne natyre filantropine,greket shquhen per cingullekun dhe herbuterine e tyre.
Bravo Mackenzie.
Bezos nuk fal nga pasuria e tij sepse ka plane te medha ne koke dhe jo per shkak te kombesise, qe nuk ka lidhje fare me Greqine! Tani per tani eshte i perfshire me projektin Marsian, qe kujton po si Tusku dhe Obama, se brenda 2020 do ta realizojne! Tashme projekti eshte shtyre per deri ne 2030-en dhe, keshtu sic duken bathet, as ne 2040-en nuk kane per te qene dot gati!
Edhe Ilir Meta do ta dhurojë gjysmën e pasurisë për bamirësi
Edhe Ilir Meta do ta dhurojë 3/4 e pasurisë për bamirësi që të kalojë vetingun
321 thote po ti kisha qyl ?! Po si mendon ti i ka me djerse . A e di ti se shefi Amazonit nuk e nje fjalen Tatim ? Ai shet mall e nuk tatohet si te gjithe miliaderet . Qytetari qe shet domate tatohet. Puntoret kudo tatohen. Por jo Amazon apo te fuqishmit. Me te drejte nje gazete e njohur gjermane i bente thirje shefit te Amazonit te paguante tatimin e jo te organizonte ndonje darke per te pastrehet.