Një 30 vjeçar është marrë në mbrojtje nga policia pasi ka denoncuar në polici ish-gruan e cila po e përndjek prej kohesh dhe e dhunon psikologjikisht.
Mësohet se çifti nuk është ndarë mire dhe edhe pas divorcit kane pasur konflikte.
Njoftimi:
Më datë 20.01.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin B.H., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshortja F.V., vjeç 28, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare
