James Hewitt, ish oficeri i ushtrisë që pati një marrëdhënie dashurie me Lady Dianën, është përpjekur të shesë disa letra dhe kartolina të ish Princeshës së Uellsit, duke përfshirë edhe dy shënime me dorë nga princi William kur ai ishte 6 vjeç, siç njoftoi të dielën “The Daily Mail”. Hewitt, 57 vjeç, është përpjekur t’i fsheh përpjekjet e tij për t’i ofruar “ofertuesit më të lartë” 8 letrat dhe 26 shënimet, veprim të cilin e përditshmja britanike e cilëson një “tradhti që ka për qëllim të xhindos Pallatin e Buckinghamit”. “Daily Mail” pohon se Hewitt, i cili në fillim mohoi informacionin, u përgjigj se nuk kishte “asgjë” për të thënë pasi pa një email ku dëshmoheshin përpjekjet e tij për të nxjerrë letrat në ankand.
Letrat e Dianës janë të mbushura me dashuri, ngrohtësi dhe madje edhe mirënjohje ndaj shokut të saj të ri. Ajo vazhdimisht falënderon Hewitt që është një mik i mrekullueshëm dhe e mbështet, duke shtuar në një prej letrave se me të gjithçka ka ndryshuar. Shumë prej letrave janë shkruar me një ton të pafajshëm, megjithatë në një tjetër, “një Diana koketë”, sipas Daily Mail, shkruan një letër ku e falënderon Hewitt për çorapet që i kishte dhuruar për Krishtlindje. Dashuria e princeshës duket se rritej me kohën.
Ndërkohë që në vitin 1987 letrat nënshkruheshin me “e jotja sinqerisht Diana” më vonë nënshkruheshin “Kissy Kissy” (Puthje) dhe “me shumë dashuri”. Në një letër të datës 4 mars 1988, princesha e Uellsit shkruante: “I dashur James, je larguar dhe çdo gjë duket kaq e zbrazët për mua, madje dhe një shishe shampanjë!”. Në një tjetër letër të datës 19 dhjetor 1987, princesha ka shkruar: “Nëse për ndonjë arsye dëshiron të kontaktosh me mua, për çdo gjë, njësia B.P do të dijë saktësisht se ku jam, edhe në qoftë se unë nuk e … ti e di!”.
Daily Mail shkruan se për respekt të princërve William dhe Harry, nuk ka publikuar të gjithë përmbajtjen e letrave, megjithatë siguron se princërve u është ofruar t’i blejnë letrat përmes një avokati në nëntor, 2014-të.
Në vitin 1995 Diana deklaroi se kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me Hewitt, i cili nga ana e tij ka pohuar se ka tentuar të kryejë vetëvrasje pasi lidhja e tij me princeshën mbaroi. Mediat britanike asokohe pohonin vazhdimisht se ishte Hewitt dhe jo Charlsi babai biologjik i Princit Harry, edhe pse ky vetë pohoi se Harry kishte lindur kur ai filloi lidhjen me Dianën. Në 2003 Hewitt u përpoq të shiste 64 letrat e tij personale nga Diana për 10 milionë paund, akt që edhe atëherë u konsideruar një tradhti. /DITA


Burre i ulet lengaraq.
S’kishte faj Djana , sepse Princi (Burri i saj) merresh me
Guzhiniern ! Per kete arsye Ajo ka thirrur Oficeri dhe me
Ate beni djmet (pricat) .