Një shtetase greke erdhi në Shqipëri që t’i kthejë ish të dashurit sendet personale, por ajo është rrahur dhe është përdhunuar prej tij e më pas braktisur në rrugë pa para.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 korrikut në qytetin e Patosit në shtëpinë e të riut Erjon Harrunaj, në lagjen “Mustafa Matohiti” dhe është denoncuar vetëm pak orë më vonë nga e dhunuara, e cila ka fajësuar 22-vjeçarin shqiptar.
Sipas burimeve të policisë, pas marrjes së kallëzimit nga e dëmtuara dhe kryerjes së ekspertimeve mjekoligjore është bërë shpallja në kërkim e 22-vjeçarit Erjon Harrunaj për veprat penale “dhunë në familje” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
