Gati dy javë nga grabitja në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, ku mbeti i vrarë Admir Murataj është arrestuar njëri nga autorët e grabitjes dhe tre bashkëpunëtorë.
Oltion Veseli 38 vjeç nga Kruja është njëri nga autorët e grabitjes. Bashkëpunëtorët janë; Alkond Bengasi, 34 vjeç nga Elbasani por me banim në Tiranë dhe i dënuar më parë për prodhim e shitje lëndësh narkotike, Renaldo Sula 25 vjeç nga Elbasani dhe Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale Çela), ndërsa 8 të tjerë janë ende në kërkim, mes të cilëve edhe Klement Çala.
Ndaj tyre është ngritur edhe akuza e “vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, që përfshin momentin kur ndodhi shkëmbi i zjarrit me forcat e FNSH-së ku mbeti i vrarë Murataj.
Bengasi rezulton një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi është ndaluar edhe në 2015 së bashku me Klement Çalën personin më të kërkuar si të përfshirë në këtë grabitje.
Ndërkohë Oliton Veseli, që është njeri nga autoret e grabitjes rezulton se ka qenë në Jemen me studime, më pas ka ikur në Afganistan dhe është burgosur nga amerikanët për terrorizëm. Më parë ka qenë imam në xhaminë e Krujës, ndërsa vëllai i tij administron një pizzeri në Fushë-Krujë, pas së cilës dyshohet se fshihet Dash Kupa i dënuar për grabitjen e autoblindave me para të bankave në Qafë-Kashar më 2017-ën.
o.j/dita

Aaaaaaa ! Dogrid Bir Shahin !
Vrasje e Punonjesve te Policise, ne bashkepunim me te tjere, e mbetur ne tentative.
Ke cyryk keni marre per gazetar.
Nga vrasja e punpnjesve te policise i vdekur rezultoi Murataj..
Paske qene atje edhe ti b.qiri @mire ?! E zbulove veten pa dashur dhe i lehteson punen policise . Po vazhdove keshtu , do te fitosh statusin e bashkepuntorit me hetuesine dhe do te kesh perfitime gjate gjykimit ! Cfar mut burri qe je zotrote !
Jo vetem cyryke gazetar.Po dhe gazeta cyryke qe nuk e bajne serioze me pergjegjesi cdo informim qe kalon ne gazete para se te dalin ne treg.Bani e doli fjala.Nuk hyn ma fjala:Hyn fjale nga dole.
Mjafton te informohemi.
Po ne,cdo dite ia kemi marre doren e fitue eksperience per ti kalue ne site gafat e gazetarve te gazetarise Albanistan.
Ai qe ka liruar ket Imamin duhet te kalbet ne burk.
Mooos Mark … , se na fike ! Ai eshte malok e shpellar si ty , cfar thua keshtu ?!