Legjenda e tenisit, Boris Beker është dënuar nga një gjykatë në Londër me dy vjet e 6 muaj burg për fshehje pasurie.
Beker ka fshehur një pasuri prej 2.5 milionë paund për të shmangur pagimin e borxhit, raporton BBC.
54-vjeçarit nuk tha asnjë fjalë pas vendimit, u largua nga salla e gjyqit i skuqur dhe jo më si njeri i lirë.
Gjermani u nxor nga salla menjëherë pas njoftimit dhe duhet të kalojë natën në burg, duke nisur menjëherë dënimin.
Beker rrezikonte një dënimi maksimal prej 7 vite burg. Vendimi nuk është ende përfundimtar, Becker mund të apelojë.
Beker në 2017 shpalli falimentin për shkak se nuk arriti të paguante një hua prej më shumë se 3 milionë paund për një pronë luksoze në Spanjë.
Ish-kampioni është dënimuar në vitin 2002 në Gjermani për evazion fiskal.
Ish-numri një i tenisit në botë dhe tre herë fituesi i Uimbelldonit tha para gjykatës se 38 milionë paund fitime gjatë karrierës i ka humbur nga divorci me gruan e parë, Barbara Beker.
o.j/dita

Ehh…. kane halle bota… ! Duket kollaj te kesh miliona paund por….! Ja kjo histori na tregon se kur ke miliona paund nuk ke pse martohesh . Eshte njesoj si puna e kostumit te dhenderise qe nuk ke pse e blen dhe ta mash kot ne dollap kur mund ta maresh me qera per nje dite a nje jave sa te mbarosh pune . Me aq shpenzime sa ka martesa dhe sidomos ndarja ….. nuk ke pse rrezikon
Çfar arsye kishte ky qe te martohej ? Apo nuk kishte se me ke ti ndante parate ! Haha….!