Costica Stefanescu, ish kapiteni i kombëtares së Rumanisë i cili është konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e këtij ekipi, ka vdekur pasi është hedhur nga kati i pestë i spitalit ku trajtohej nga sëmundja e kancerit, raporton agjencia e lajmeve, Associated Press.
Ai ka qenë 62 vjeçar.
Policia ka thënë se Stefanescu është hedhur nga kati i pestë të martën në një spital ushtarak.
Agjencia e lajmeve, Mediafax raporton të mërkuren se prokurorët ushtarak janë duke e hetuar rastin.
Stefanescu ka luajtur në 66 ndeshje për ekipin kombëtar nga viti 1970 deri gjatë viteve të 80-ta.
Ai ka qenë lojtar edhe i ekipit Steaua Bucharest dhe Universitatea Craiova, para se të bëhej trajner.
Ai ka qenë asistent i trajnerit të Rumanisë nga viti 1994 – 98 ndërsa ka qenë trajner edhe i disa ekipeve vendore dhe të huaja.
Varrimi i tij është paraparë për të shtunën.

Ka luaitur dhe ne vendin tone ne nje turne qe ka bere nga vitet 1972-1976 si PETROLUL i PLOESHTIT edhe UNIVERITATEA e KRAJOVES dhe e KLUZHIT ,kurse AS TERGU MURESH ka luajtur ne mos gabohem ne edicionin e atehereshem te KUPES BALLKANIKE .
Kam parasysh dhe 2 ndeshjet e KOMBETARES RUMUNE me ISH-JUGOSLLAVINE ne 1977 si ate te fituar ne BEOGRAD nga ISH -JUGOSLLAVIA 2-0 , por dhe ate te RUMANISE te fituar po nga jugosllavet 6-4 ,ku 3 gola i pat shenuar ne mos gaboj ,lojtari i ZHJELJEZNICARIT SAFET SUSIC .
Ne te 2 ndeshjet luante dhe STEFANESCU ne mbrojtje por edhe 2 lijtare shume te mire RUMUNE ne sulm ,JORDANESKU dhe DIMITRESKU..