Ish-këshilltari i Berishës: Hapësira te teatri duhet rivitalizuar

Leda Hysa

Optimist mbi projektin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar u shpreh edhe këshilltari i ish kryeministrit Sali Berisha, urbanisti Flamur Kuçi.

Duke folur në dëgjesën e sotme, ai theksoi se arkitekti Bjarke Ingels që ka dhe ideuar projektin fillestar të teatrit të ri, gëzon gjithë besimin e komunitetit të arkitektëve dhe urbanistëve, jo vetëm shqiptar por edhe më gjerë.

Ju përmendët angazhimin e Biorke Engels, unë e kuptoj preferencën për një emër autoritar që patjetër është garanci për cilësinë. Besoj që gëzon respektin e komunitetit të arkitektëve, prapë duke e quajtur veten më shumë urbanist se arkitekt. Do doja të kishit më shumë besim edhe në gjenerimin e ideve nga komuniteti vendor i arkitektëve. Besoj që komuniteti vendor i arkitektëve ka jo vetëm sensibilitetin e duhur por mund të surprizojë me gjenerimin e ideve dhe të trajtimit të kësaj zone si zonë sensitive në Tiranë”, tha Flamur Kuçi.

Nga ana e tjetër ai theksoi se nuk duhet paragjykuar as skema e bashkëpunimit me privatin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

“Ju keni zgjedhur skemën e bashkëpunimin e sektorin privat, esencialisht kjo nuk duhet paragjykuar, patjetër do ketë interesa private për zhvillim, ky nuk është fundi i botës. Sfida do jetë sa do i harmonizoni këto interesa. Nga kjo pikëpamja sfida juaj do jetë besimi  i publikut. Besimi ndërtohet nëse do arrini ta mbani procesin në dritën e diellit”, shtoi Kuçi.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ky urbanisti Flamur Kuçi , ish keshilltar i Berishes thone ka nje mendje me Izet Haxhine, jane shoke.

  • Rivitalizimi nuk behet me kulla qe shtypin me mastodontizmin e tyre cdo zhvillim harmonik, por me nje teater te rikonstruktuar apo rindertuar qe te harmonizohet me pjesen tjeter perreth. Ajo zone ka qene dhe mbetet nje nder zonat me te bukura ku jemi mbledhur te gjithe madje tek Kinema Mileniumi ishte Pallati i Pionereve dhe eshte mekat te zhbehet per ca interesa meskine perfitimesh. Ja shikoni si eshte ngulur si kunje Plaza qe nuk ka asnje lidhje me kontekstin perreth e duket si ciban i huaj ne ate vend, fryt i babezise e korrupsionit duke shtypur edhe varrin e Kapllan Pashes me monstruozitetin e vet. Nuk late monument te Tiranes pa shkaterruar e pastaj flisni per rilindje e vlera, pika qe nuk u bie!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *