Ish-këshilltari kritikon publikisht Trump

Ornela
Copyright 2017 The Associated Press. All rights reserved. This material may not be published, broadcast, rewritten or redistributed without permission. Mandatory Credit: Photo by AP/REX/Shutterstock (8327315a) White House chief strategist Steve Bannon listens as President Donald Trump speaks during a meeting with county sheriffs in the Roosevelt Room of the White House in Washington. After saying she'd like to play Bannon on "Saturday Night Live," Rosie O'Donnell has apparently changed her Twitter profile picture to make herself look like him. O'Donnell's offer to play Bannon came after actress Melissa McCarthy's caustic portrayal of White House Press Secretary Sean Spicer on "SNL" last Trump, Washington, USA - 04 Feb 2017

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ish-kryestrategu Steve Bannon e ka më të lehtë të përcjellë publikisht atë që mendon dhe këtë nuk ngurroi ta bënte në emisionin “60 Minuta” të rrjetit CBS, ku e cilësoi shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së James Comey si njërin prej gabimeve më të mëdha në “historinë politike moderne”.

“Nuk ka asnjë dyshim se po të mos ishte pezulluar James Comey nga puna, sot ne nuk do të kishim një prokuror të posaçëm, nuk do të kishim një hetim nga Mueller dhe as gamën e gjerë të veprimit të cilën është e qartë që ai po e kërkon”, deklaroi Banon.

Largimi i Comeyt shkaktoi një furtunë të vërtetë politike e u pasua menjëherë nga caktimi i prokurorit të posaçëm Robert Mueller për hetimin e ndërhyrjeve të supozuara ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-s, duke verifikuar këtu edhe lidhjet potenciale të Moskës me fushatën e Donald Trump.

Të hënën, sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders tregoi se presidenti i qëndron deri në fund vendimit të tij për shkarkimin e kreut të Byrosë Federale të Hetimit dhe këshilltarët e mbështesin plotësisht.

“U tregua qartë në ditët që pasuan atë lëvizje se presidenti pati të drejtë. Comey dha dëshmi të rremë e po kështu i përcolli fshehurazi gazetarëve informacione të klasifikuara”, tha ajo.

Javën e kaluar, grupi hetimor i Kongresit amerikan mori në pyetje për disa orë rresht djalin e presidentit Trump, Donald Trump Jr, për të mësuar nëse rusët kanë ndërhyrë në fushatën presidenciale të babait të tij vitin e kaluar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *