Në Gjykatën e Apelit është hedhur shorti për çështjen e ish kreut të Bashksië së Lushnjes, Fatos Tushe. Mësohet se kryesues i trupës gjykuese do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova.
Gjyqtarja Kosova e kaloi vetingun më 17 korrik 2018. KPK në relacionin për Kosovën, doli në përfundimin se gjyqtarja nuk kishte fshehur pasurinë, ishte e aftë profesionalisht si dhe nuk kishte lidhje me persona të lidhur me krimin.
Kosova është emëruar si anëtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në korrik 2014. Më parë, ajo ka punuar si gjyqtare në gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda si dhe një kohë të shkurtër në Gjykatën e Elbasanit.
Skeda e pasurisë së deklaruar:

Seanca pritet që të mbahet më datë 29 korrik, ku Fatos Tushe akuzohet për shpërdorim detyre, me ndikimin në tenderin për pastrimin e një kanali në Lushnjë.

Pasi u arrestua me kërkesë të SPAK, Tushe apeloi masën nga Shkalla e Parë Anti-Korrupsion që e la atë në qeli.
Në kërkesën përmes avokatëve të tij, Tushe i është drejtuar Gjykatës së Apelit duke kërkuar një masë sigurie më të butë, me pretendimin se nuk ka prova që e implikojnë atë në abuzimin me tenderin 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës. Një kërkesë të tillë kanë bërë edhe 10 vartësit e Tushes, por kërkesa e tyre është refuzuar.
SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, për veprat penale: “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”.
e.r/dita

Keto te vetingut e kane mendjen te zbukurojne thonjet
gjithe diten,
nuk kane cene sepse nuk kane gjykuar ne jete te tyre
Arben.Kur ke marre gruan(apo je beqar)ajo njehere te pare e ka ,kur????.Mos fole brockulla.Respekto njerzit si Tusha dhe gjyqtaren.Respekto vendimet e gjykates,jane organe te pavarura,te duket ender dhe ke te drejte.