Ish-kreu i forcave speciale: Bin Laden mund të kapej i gjallë

DITA Online

 

Osama bin Laden mund të kapej i gjallë.

Këtë e ka pohuar ish-komandanti i forcave speciale amerikane, admirali William McRaven, i cili planifikoi operacionin “Shigjeta e Neptunit”, që u finalizua me vrasjen e liderit të Al Kaedës në Pakistan, majin e vitit 2011.

Në një intervistë për programin “Newsnight” të BBC, McRaven ka deklaruar se misioni kishte shkuar sipas planifikimeve, por me një përjashtim.

“Siç dihet, humbëm një helikopter në kompleksin në Abotabad. Megjithatë, planifikohet gjithmonë skenari më i keq, ndaj kishim një plan A, një plan B, një plan C dhe D”, ka treguar ushtaraku i lartë.

“Plani A shkoi ters, ndaj kaluam menjëherë tek B-ja, por humbëm njeriun tonë”, ka vijuar ai.

I pyetur nga gazetari i BBC nëse Bin Laden mund të ishte kapur i gjallë, McRaven është përgjigjur: “Absolutisht. Mendoj se shumë kanë përshtypjen se ai ishte një mision “vetëm për të vrarë”, por nuk ishte i tillë”, ka shtuar McRaven.

 

 

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • mund
    -të ishte kapur i gjallë në atë mision
    -të ishte zbuluar më parë
    -të ishte vrarë gjatë luftës afgano-sovjetike
    -të kishte vdekur në mënyrë natyrale
    -të mos ishte mbështetur kundër sovjetikëve
    -bile të mos kishte lindur fare
    pra “mund” ka shumë variante,por realiteti është se u vra dhe pikë muhabetit!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *