Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish kreun e INUK, Zyhdi Dajti, i akuzuar për shpërdorim detyre nga Prokuroria.
Sipas kësaj të fundit, Dajti kishte urdhëruar prishjen e një vile me leje në zonën e Golemit.
Në prill të këtij viti, Prokuroria kërkoi dënimin e ish kreut të INUK me 1 vit burg me argumentin se ky i fundit i kishte shkaktuar pronarit të kësaj vile një dëm prej rreth 700 mijë eurosh.
Kallëzimi për Dajtin ishtë bërë nga pronari i objektit dhe pas verifikime të Prokurorisë u arrit në përfundimin se ish – zyrtari kishte shpërdoruar detyrën.
Por gjykata e ka hedhur poshtë duke argumentuar se fakti penal për këtë çështje nuk ekziston.
