Punimet në xhaminë e Namazgjasë duhej të kishin përfunduar për 2 vite por ato kanë mbetur pezull prej kohësh tashmë për shkak të “ngërçit” me qeverinë turke.
Në një intervistë të dhënë për VOA, Ish-kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj u shpreh se nëse nuk përfundohet në kohë nga turqit brenda afatit, KMSH i ka forcat që këtë objekt kulti ta përfundojë i vetëm.
Bruçaj theksoi se xhamia nuk po bëhet nga qeveria turke, por me ndihmesën e vëllezërve myslimanë në Turqi ndërsa shtoi se është një objekt kulti që nuk mund të bëhet pjesë e pazareve politike.
“Fillimet e punimeve ishin atëherë kur isha unë në detyrë kryetar. Në një vizitë që pata në Turqi, i pata thënë ish-kryetarit të Komunitetit Mysliman të Turqisë që duhet të filloni punimet e xhamisë së Namazgjasë se edhe unë për vete kam kontribuar. Dhe janë bërë disa herë thirrje në Turqi. Xhamia bëhet me ndihmesën e vëllezërve myslimanë turq. Edhe xhamia duhej të mbaronte për dy vjet. Besoj se kontrata këtë verë mbaron. Nëse nuk e përfundojnë, KMSH i ka forcat për ta mbaruar. Xhamia është një objekt kulti, nuk mund të bëhet pjesë e një pazari politik e as e një strategjie kombëtare të një shteti të huaj për të rritur influencën e vet,” tha ish-kreu i KMSH.a.m/dita

Xhamite jane qamewt te rendesishme,,rrisin punesimin dhe shtojne budallenjte..
Shyqyr qe qeveria turke nuk ka vuxhut te ndertoje edhe nje xhami te vetme,,se nuk po durojme as keto qe kemi.
Duam rraketa,,drona me rraketa,nga ato qe i dhuron Serbise,,pqr ato kemi nevoje,or musulmani Erdogan!