Ish-kryeministri i Izraelit Ehud Olmert, ka nisur vuajtjen e dënimit me burg. Ai është kreu i parë i një qeverie që dënohet me burg.
Për zt. Olmert, burg nis këtë të hënë dhe do të përfundojë pas 19 muajsh. Ai është shpallur fajtor për ryshfet dhe pengim të drejtësisë. Dënimin do ta kryej në burgun Ma’asijahu pranë Tel Avivit. Megjithatë, ai deklaroi se nuk i kishte kryer veprat për të cilat akuzohet dhe është shpallur fajtor.
“Kur isha kryeministër, me përgjegjësinë më të lartë jam përpjekur për të ruajtur sigurinë e qytetarëve të Izraelit dhe sot ky njeri është gati për t’u mbyllur pas hekurave,” tha Olmert në një mesazh video, duke e quajtur përvojën “të dhimbshme dhe të çuditshme “.
Ai ka pranuar se ka “gabimet e bëra”, por tha se këto ishin “jo kriminale,” dhe mohoi të kishte marrë ryshfet. /Dita/

Urojme te terheqe kemben zvarre edhe per ca nga kryeministrat tane, sidomos per malokun…