Ish-kryeministri Mustafa kërkon zgjedhje të parakohshme

Dita

Duke kërkuar organizim të zgjedhjeve të parakohshme në mënyrë që të nxirret vendi nga kriza, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka ftuar kryetarët e partive politike në një tryezë të përbashkët diskutimi, këtë të mërkurë.

Në një letër dërguar partive politike, Mustafa thotë se gjendja e krijuar politike në vend mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme.

 “Është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me temat e rëndësishme nacionale, parimet që duhen ndjekur në adresimin e këtyre temave pavarësisht kush qeveris, si dhe përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabël të një shumice”, thuhet në letrën e Mustafës, siguruar nga portali Kallxo.com

Tryeza e përbashkët e diskutimit do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa sot gjatë ditës, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka shkruar letër të gjithë përfaqësuesve politikë në vend.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *