Ish-kryeministri ynë nuk është aq naiv sa të mos kuptojë

redaktor

Frika nga ndëshkimi i kalon kufijtë e arsyetimit. Ky është shkaku i tërbimit të ish-kryeministrit. Më parë pranon të djegë, të shkatërrojë Shqipërinë, se sa të shohë trashëgimtarët e vet prapa hekurave apo të rrënuar ekonomikisht, sikundër përflitet. Rruga që ka piketuar në mbrojtje të familjes biologjike dhe politike, është e vështirë, me kosto të lartë morale, financiare dhe politike.

E mira do të ishte sikur ish-pushtetarët e djeshëm të merren më shumë me veten e tyre se sa me kundërshtarin politik, sepse ata janë të rinj ende të pakritikueshëm, nuk kanë biografi pune. Makinat e tyre sapo kanë nisur të ecin. Duhet të bëjnë shumë kilometra rrugë, pastaj t’u kërkohet llogari. Populizmi është i padrejtë dhe i pandershëm. Dielli nuk mbulohet me shoshë. Ajo është e pafuqishme të fshehë tradhëtinë kombëtare, cënimin e sovranitetit të vendit, cënimin e interesave kombëtare, shembjen e shtetit dhe vrasjet me paramendim, shkatërrimin e ekonomisë kombëtare, shpifjet, mashtrime,t kërcënimet dhe shantazhet e ushtruar ndaj njerëzve duke i terrorizuar ata. Ora e historisë po afron. Defteret, në mos sot do të hapen së shpejti. Përgjegjësit kryesorë duhet ta kapin momentin dhe në heshtje, qetësi, larg rrëmujave, të përgatiten për t’u dhënë përgjigje akuzave, që një popull i keqtrajtuar nga ish-regjimi i qeverisë së kaluar, po ngre aktpadinë.

Ish-kryeministri ynë nuk është aq naiv sa të mos kuptojë se fuqia e tij ka rënë. Nuk është ai i pari. Njerëzit dalëngadalë do largohen prej tij. Në fillim do largohen ata që e përkrahën të nisur nga interesat e tyre vetjake. Të dytët do të jenë ata që e kanë nderuar dhe respektuar nga frika. Pastaj me radhë ata që i kanë rrahur shpatullat dhe janë mburrur me të. Rrjedhë do të ketë edhe në strukturat e PD. Nuk do të jetë e largët dita kur në kazanin e PD-së do nisë vlimi, do dëgjohen gurgullimat e para dhe shenjat e rrjedhjeve do të duken në shumë drejtime.

 

Letër e nënshkruar

Dhimitër Dishnica

Share This Article
1 Comment
  • . analize me pelqen,pd reformohet vetem kur;demokratet e vertete ta duan partine jo vetem se ne kohen e saliut vodhen,por edhe tani kur luli te behet kryetar realisht dhe ne pd te ziej debati,te kuptohet se kush e qoi partine ne kete deregje.te hartohet program vizionar.,ndryshe kjo pasuri kombetaredo te shkermoqet.eshte pak e veshtire se ka njerez ne pd qe mendojne se,pa saliunpd eshte e vdekur.mjerisht kete mentalitet ka dhe luli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *