Ish-kryeministrin e identifikojnë me dashurinë për… pijen

redaktor

Para pak kohësh u shpërnda një video e politikanit Dashamir Shehi, në gjendje të dehur në një emision TV. Emision mëngjesi, madje. Dashi ishte tapë që n’sabah.

Komentet ishin të shumta, madje kishte nga ata që duke u nisur nga sinqeriteti i Shehit – (ai tha, përshembull, që “vjedhjen e votave e kemi nisur ne demokratët”) – propozuan që rakia të bëhej me detyrim për politikanët gënjeshtarë.

Por historia e politikës shqiptare ka njohur dhe pijedashës të tjerë.

Një prej tyre ishte Fatos Nano.

Nano ka qenë katër herë kryeministër i vendit. Më konkretisht: në qeverinë që përgatiti zgjedhjet pluraliste të vitit 1991, në qeverinë e fituar nga Partia e Punës për tre muaj më 1992, në qeverinë e vitit 1997 dhe në qeverinë e vitit 2002 deri në 2005-ën.

Nano ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet. Ka dhënë dorëheqjen tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i Partisë Socialiste, duke vendosur një rekord në këtë fushë.

Në një artikull mbi jetën e tij thuhet: “Padyshim që njohja që ka ai për verën dhe xhinin, por edhe shumë pije të tjera alkoolike futen në kulturën e tij gjenerale. Pija e tij e preferuar është xhini i shoqëruar me tonik”.

Ky lokal në Tiranë, pranë Ministrisë së Arsimit e ka vendosur mes fotove të shumta në xham duke e identifikuar pikërisht me…dashurinë për pijen.

a.d. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *