Ish-kryetarët e KQZ: Gjesti i Borschardt do krijojë probleme në tryezën për Reformën Zgjedhore

Leda Hysa

Gjesti ofendues i ambasadorit të OSBE, Bernd Borschardt ku nxori gishtin e mesit ndaj protestuesve të opozitës, gjë për të cilën kërkoi ndjesë më pas, është kritikuar nga paneli i të ftuarve në studion e emisionit “Real Story”.

Gjesti i tij u cilësua i dënueshëm dhe aspak etik për një person që mban postin e Ambasadorit dhe për më tepër të OSBE, që nuk përfaqëson vetëm një shtet, por një organizatë tepër të madhe, që shkon përtej një shteti.

Ky gjest i ambasadorit mund të cënojë edhe besueshmërinë për paanësinë e tij thanë të ftuarit.

“Mos ja kemi krijuar ne mundësinë që ai të sillet kështu? Duhet të reflektojmë mbi këtë gjë, pasi një ambasador nuk mund të sillet ashtu, nuk mund tia lejojë vetes të ndikohet nga emocionet. Për mua kjo është në rezultat i një bashkëveprimi i një sinergjie negative mes atyre dhe neve bashkë.” – thotë ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume.

Ish kryetari tjetër i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se ky gjest i papranueshëm do të jetë një minus në karrierën e tij diplomatike.

“Ndjesa është reagimi i duhur dhe për atë që Borschardt përfaqëson dhe padyshim që gjesti i tij është i papranueshëm. Është një ngjarje që vendos një minus në karrierën e tij të gjatë diplomatike.” tha Celibashi.

Edhe Arben Ristani mendon njëjtë.

“Kur je në postin e Ambasadorit duhet t’i mbash nervat dhe të mos arrihet në nivele të tilla. Shqipëria është kthyer në një vend qesharak, ku nuk ka më respekt për publikun dhe qytetarin. Besueshmëria që ai ka cënohet. Pas veprimit të djeshëm, mund ta ndikojë një tryezë ku palët kërkojnë të gjejnë zgjidhje”

Në të njëjtën linjë ishte edhe politologu Roland Lami i cili tha se gjesti “nuk është aspak etik për postin që mban dhe më tepër kur është iniciator i një tryeze diskutimi për reformën zgjedhore mes të gjitha palëve”

 

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Bochardi nuk duhej te nxirte gishtin,por te kapte koqet per keta bastarde qe kane zaptuar pronat e te tjereve,na zen rrugen,por edhe ofendojne bochardin.
    Ky popull turkoshak duhet te mesoj ceshte ligji dhe shteti duhet ti tregoj jo gishtin por prangat

  • Dy surretet,me te piste,kume dhe ristani,qe kane cuar vendin shume prapa,duke u perdorur si vegla te ndyra,per te vjedhur gjithe zgjedhjet.
    Eshte njesoj,qe karakurvat,te debuara dhe nga bordelli,per imoralitet,te dalin dhe te flasin per moral.
    Me ne fund Bochard u shpreh ne ate menyre,qe e ndjejne dhe e kuptojne mire shqiptaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *