Ish kupola e policisë zbret në rrugë

redaktor

Nga 811 oficerë të lartë që ishin funksionarë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit kjo strukturë do të reduktohet në 255 oficerë, pjesa tjetër e përbërë nga 556 oficerë do të zbresin në terren në luftën me krimin.

Oficerët madhorë do të zbresin të terren. Ky lajm u bë I ditur nga kryeministri Edi Rama në takimi që ai pati me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit.  Nga 811 oficerë të lartë që ishin funksionarë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit kjo strukturë do të reduktohet në 255 oficerë, pjesa tjetër e përbërë nga 556 oficerë do të zbresin në terren në luftën me krimin. Ai paralajmëroi shkarkime të mëtejshme në radhët e Policisë së Shteti, madje iu la dhe një porosi krerëve të sapoemëruar të Policisë së Shtetit:-“Sot është dita që ju të tregoni vlerën e një karriere të bërë mes 1001 sakrificash. Siç ju respektua ju karriera, respektojini ju karrierën të tjerëve në  hierarkinë e policisë së shtetit. Mos lejoni që atë që nuk do dëshironit të ndodhte ju duke ju dhënë hakun në karrierë. Zgjidhni më të mirët, shikoni në sy e mos shikon as majta as djathtat , ju nuk udhëhiqeni në punën tuaj veçse nga fryma e Kushtetutës dhe norma e edukatës tuaj ushtarake”. Sipas Ramës, do të krijohen stacionet e unifikuara të shërbimeve në polici, pasi çliron oficerët nga barra e tyre dhe garanton përmirësimin e standardeve të shërbimit.  Por në fjalën e tij, la të kuptohej se një nga strukturat më të rëndësishme, ajo e Shërbimit të Brendshëm i Kontrollit, është jashtë funksionit, dhe do të duhet shumë punë për të sjellë atë në nivelet e duhura.
Masat
Në këtë shërbim do të largohen të gjithë punonjësit ë deritanishëm, pasi kanë prova për implikime të tyre në të paligjshme, apo janë të paaftë. Ndërsa bëri një përmbledhje të situatës kriminale në kohë të gjatë, Rama tha se është  trashëguar shthurjen më alarmante në policinë e shtetit qysh prej vitit të mallkuar 1997. “ Jetojmë në një vend ku kërcënimi mbi pronën e përbashkët dhe pasurinë e njerëzve dhe të kombit është i përditshëm. Ku çdo ditë e çdo natë humbasim pjesë të kësaj pasurie, humbasim pyje, plazhe, tokë buke. Jetojmë në një vend ku nuk duhet të harrojmë se përshkallëzimi i krimit dhe rritja e numrit të vepra të krimit ka njohur hov të papranueshëm për një Shqipëri që nuk është në luftë.  2012 u mbyll me 20 mijë e 688 krime, ndërkohë që 2005 u mbyll me mbi 2000 krime” , – tha Rama.  Por para se të largohej, ai u kujtojë të ardhurve se duhet të kenë kujdes. Sepse nëse do të zgjedhin të zbatojnë ligjin, do jenë edhe vetëm, dhe me rrezik të madh. Ndaj si për tua bërë edhe më të qartë, u tha se “Jeni të gjithë njerëz që nuk keni ardhur në këto pozicione as nga rekomandimet e partisë as të klaneve të të fortëve apo të kujtdo qoftë tjetër përveçse nga rekomandimi që përbën karriera juaj. Në këtë vend jo krimi por shteti të bëjë ligjin. Secili të jetë i barabartë para ligjit “

Share This Article
1 Comment
  • 811 oficerë policie të grumbulluar në famëkeqen e Salih Kriminelit, me emrin “Drejtori e Përgjithshme e Policisë”.
    Ku qëndronin e ç’ bënin kjo lukuni barkderash?
    Unë që e kam shtëpinë afër me këtë ndërtesë, ish “Hotel Arbana “, dhe komshijtë e mij e dimë se ç’na kanë parë sytë e ç’na kanë dëgjuar veshët.
    Së pari porositnim fëmijët që të hapnin sytë e të shmangnin sa më shumë kalimin rreth kësaj ndërtese pasi rrezikoheshin nga makinat luksoze e të çmendura të shumë nga halabakët e këtij mender institucioni shtetëror.
    Së dyti të ruheshin prej kontaktit me ta pasi mund të dhunoheshin.
    Së treti, edhe kur e kishin të domosdoshme për të kaluar aty, i porositnim të mos qëndronin gjatë pasi do të dëgjonin një fjalor banal, zhargone rrugeçërish dhe të shara e të bërtitura nga njerëz të paedukuar e të pakulturuar.
    Por edhe ne të rriturit kur kalonim aty afër ulnim kokën se për hiçgjë mund të hanje ndonjë të rrafur tropojançe.
    Rreth e rrotull “Drejtorisë” është mbushur me klube e lokale por ne banorët e Lagjes shkonim pak më larg për të pirë qetësisht ndonjë kafe se nga 800 e ca barkderrat e kësaj “Drejtorie”, në çdo kohë 400 e ca i kishe klubeve duke ngrënë e duke pirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *